Politika kërkon kompromisin në Tiranë
18 Korrik 2007Kur kane mbetur edhe dy dite nga zhvillimi i raundit te katert te votimit per presidentin e ri perfaqesues te mazhorances dhe te opozites jane duke zhvilluar kontakte informale per gjetjen e ndonje kompromisi.
Synohet te sigurohet pjesemarrja e deputeteve te opozites ne seancen e te premtes ne mbremje, pas vendimit te grupimeve te saj per bojkot.
Nga rradhet e mazhorances ka ende zera qe besojne se para votimeve te fundit do te kete serish ulje ne tryeze mes drejtuesve te djathte dhe te majte.
Por fati i zgjedhjes se presidentit te ri apo opcioni i zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme duket se me shume jane ne dore te kandidatit kryesor, Bamir Topi, vendimit te tij nese do te vazhdoje te mbetet ne gare edhe pas raundit te katert te votimit.