Pas pesë vjetësh, bisedime të rangut të lartë mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut
21 Qershor 2007Reklamë
Phenjan: I dërguari i posaçëm amerikan Kristofer Hill (Christopher Hill) ka mbërritur në kryeqytetin koreanoverior për të zhvilluar bisedime me udhëheqjen e lartë të këtij vendi. Ky lajm u bë i ditur nga agjensia shtetërore kineze e lajmeve, Xinhua. Vizita e fundit e Hillit është kryer para pesë vjetësh e një diplomati amerikan të një rangu kaq të lartë në këtë vend komunist. Në qendër të bisedimeve të tij do të jetë rifillimi i planifikuar i procesit për ndërprerjen e programit të armëve bërthamore në Korenë e Veriut, thuhet në qarqet qeveritare amerikane dhe japoneze.