Parlamenti i Evropës miraton një deklaratë për Kosovën; Kancelarja gjermane nisma për krizën; Papa Benedikti i XVI në qendër të kritikave
6 Shkurt 2009Parlamenti i Evropës miratoi në Strasburg një deklaratë për Kosovën. Të mërkurën pasdite aty u zhvillua edhe një debat për gjendjen aktuale nö Kosovë. Jannis Papadimitriou
Pas masave urgjente për shkak të krizës financiare si paketat per stimulimin e konjunkturës apo fondet ndihmëse, kancelarja Angela Merkel nuk do vetëm një gjë, që gjithçka të kthehet sërish në „business as usual." Në një takim të përbashkët me sekretarët e përgjithshëm të Organizatës botërore të Tregtisë, të OECD-në dhe organizatave të tjera të zhvilluar në Berlin ajo kërkoi një rend të ri në ekonominë botëtore. Peter Stützle
Papa Benedikti i XVI ishte këtë javë në qendër të kritikave, me të cilat u bashkuan edhe shumë peshkopë të kishës katolike. Shaku për këtë ishte se Papa rehabilitoi katër peshkopë anëtarë të vëllezërisë tradicionaliste të Piusit, që ishin përjashtuar nga kisha dhe njëri prej tyre, britaniku Riçard Uilliamson, mohon ekzistencën e Holokaustit. Klaus Krämer