Paralajmërimi i fundit i presidentit Biden
16 Janar 2025Presidentiamerikan në largim Joseph Biden paralajmëroi për "një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në duart e disa njerëzve shumë të pasur". "Sot, një oligarki e pasurisë, fuqisë dhe ndikimit ekstrem po merr formë në Shtetet e Bashkuara, një oligarki që kërcënon të gjithë demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore dhe mundësinë e të gjithëve të përparojnë," tha Biden në fjalimin e tij lamtumirës.
Edhe pse ai nuk përmendi emra, ishte e qarë se i referohej miliarderëveElon Muskdhe Mark Zuckerberg, të cilët mbështetën presidentin e ardhshëm Donald Trump.Musk dhe Zuckerberg, të cilët kontrollojnë rrjetet me ndikim X, Facebook dhe Instagram, si dhe shefi i Amazon, Jeff Bezos, pritet të ulen në rreshtin e parë në inaugurimin e Trumpittë hënën (20 janar). Musk investoinjëqind milionë dollarë në fushatën e Trump, e nuk u kursyen as Zuckerberg dhe Bezos, duke u shfaqur në klubin privat të Trump në Florida.
Fjalimi i fundit si president
Fjalimi pesëmbëdhjetë minutësh i Biden ishte fjalimi i fundit zyrtar nga presidenca përpara se Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë, pas një mandati. Biden tha se ai ishte "po aq i shqetësuar për ngritjen e mundshme të kompleksit tekno-industrial, i cili përbën edhe një kërcënim real për vendin tonë". Në fjalimin e tij, Biden fillimisht përmendi marrëveshjenpër një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve izraelitë, të cilët u kapën nga Hamasi gjatë sulmeve terroriste në fund të vitit 2023.
Presidenti demokrat në largim u mburr edhe me rritjen ekonomike në SHBA, e cila, sipas tij, është arritur paralelisht me punën për mbrojtjen e mjedisit. "Fuqitë e mëdha duan të përdorin ndikimin e tyre të fituar për të zhbërë hapat që kemi ndërmarrë për të adresuar krizën klimatike”, paralajmëroi Biden.
"Orteku i dezinformatave"
Biden tha se popullsia amerikane është "varrosur në një ortek dezinformimi, i cili mundëson abuzimin e pushtetit", duke paralajmëruar se edhe liria e shtypit është e kërcënuar. "Shtypi i lirë është i sulmuar, redaktorët po zhduken”. "Rrjetet sociale po heqin dorë nga kontrolli i fakteve", tha ai duke iu referuar vendimit të kompanisë së Zuckerbergut Meta, e cila njoftoi se do të lejonte çdo gjë dhe gjithçka të publikohej dhe se ka hequr shërbimin për verifikimin e fakteve.
Biden paralajmëroi në veçanti për rreziqet e inteligjencës artificiale. Ai theksoi se Kushtetutës duhet t'i shtohet një amendament që sqaron se presidentët nuk kanë imunitet për veprat e tyre që kryejnë gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë, me një shumicë të prirur nga republikanët, u dha imunitet të gjerë presidentëve në detyrë vitin e kaluar.