Papa shpreson ti japë impulse të reja krishtërimit dhe Evropës
16 Gusht 2005Papa Benedikt XVI shpreson që në Ditën Botërore të Rinisë t`i jepet impuls i ri besimit në kontinentin e vjetër. Në një intervistë dhënë për Radio Vatikanin, Papa Benedikt i XVI formulon se qëllimi ideal i Takimit Botëror të Rinisë është që nëpërmjet rinisë t`i jepet hov besimit të ri në Gjermani dhe në Europë. Aktualisht krishtërimi po zhvillohet, por e pranishme është edhe lodhja e madhe dhe angazhimi për çështjet strukturore, prandaj mungon përqëndrimi dhe gëzimi i besimit. "Nëse ky hov do ringjallte gëzimin tonë për faktin që ne njohim Krishtin, dhe nëse do sillte dinamikë të re për Kishën në Gjermani dhe në Europë, atëherë qëllimi i Ditës Botërore të Rinisë do të arrihej", thotë Papa Benedikt i XVI-të.
Papa mendon se në takime të tilla të njerezve nga të gjitha kontinentet duhet dhënë një impuls i ri për kontinentin e vjetër, dhe duhet ndihmuar që në historinë europiane të mos shihet vetëm sëmundja, lodhja, prishja, pamvarësisht se në gjithë historitë e Europës, edhe në atë kristiane ka patur shumë sëmundje, por të shihen edhe madhështitë që kanë dalë prej Europës. Bota nuk do të thoshte edhe sot, se jeton civilizimin e dalë prej Europës, nëse ky civilizim nuk do të kishte dalë nga rrënjë më të thella. "Ne ofrojmë edhe këtë të fundit, dhe ky civilizim merret dhe kërkohen rrënjët e tjera të tij, duke rënë kështu në kontradikta. Unë besoj se megjithë rreziqet dhe shpresat që përmban, ky civilizim mund të çohet në madhështinë e tij nëse ai rinjeh burimet e forcës që i japin drejtimin dhe madhështinë mundësive të rrezikuzara të ekzistencës së njeriut. Nëse ne gjejmë sërish gëzim në faktin që jetojmë në këtë kontinent, në kontinentin që ka përcaktuar fatin e botës me të mirat dhe të këqijat e veta, dhe bashku me të i përmbahemi detyrës së përhershme të gjetjes së vërtetësisë, pastërtisë dhe madhështisë, mbetemi kështu në një mënyrë të re dhe më të mirë në shërbim të gjithë njerëzimit", thotë Papa Benedikt i XVI në intervistën dhënë për Radio Vatikanin.
Lidhur me mesazhin kryesor që do i transmetojë të rinjve të botës Papa thotë se:
"Dua t`i them të rinjve se është bukur të jesh i krishterë megjithëse ekziston ideja se krishtërimi ka një varg ligjesh morale që thonë çka duhet dhe çka s`duhet bërë; këto ligje duhen respektuar gjithnjë njësoj e për këtë arsye krishtërimi shihet si i mundimshëm dhe si i rëndë. Ekziston pra ideja se njeriu është më i lirë nëse nuk e ka këtë ngarkesë. Unë dua të bëj të qartë para atyre njerëzve që kanë këto idera se: të mbahesh nga nga një dashuri e madhe dhe nga një besim i madh, nuk është sikur je duke mbajtur në dorë një valixhe, por është sikur ke krahë për të fluturuar dhe është bukur të jesh i krishterë, me përvojën që të jep komuniteti i madh, me përvojën që na thotë se ne të krishterët nuk jemi kurrë vetëm, në kuptimin që Zoti është me ne, por edhe në kuptimin se ne ndodhemi në një komunitet të madh me njeri tjetrin, ndodhemi në një komunitet që ka një rrugë të përbashkët, që ka një projekt të përbashkët të së ardhmes, duke krijuar kështu vërtet një ekzistencë që ia vlen- gëzimin e të qënit i krishterë, dhe që është bukur dhe drejtë të besosh".
Të jesh Papë do të thotë të vendosësh urat midis njerëzve. Papa Benedikt i XVI nuk mendon se është e vështirë të vendoset ura midis mençurisë së Kishës dhe rinisë, e cila nuk zotëron shumë pjekuri.
Për Papën, në përgjithësi mençuria nuk është diçka që ekziston në vetvete. "Mençuria është të kuptosh për çfarë bëhet fjalë, është të kapësh gjërat thelbësore. Njerëzit e rinj duan sigurisht të mësojnë çështë jeta, ta zbulojnë atë dhe jo ta marrin pasi të jetë përpunuar prej të tjerëve. Ky është mbase antagonizmi që mund të dallohet. Mençuria është pikërisht ajo që interpreton botën, një gjë që bëhet gjithnjë e nga e para, sepse në përmbajtjet e reja gjithnjë kemi të bëjme me atë për çka bëhet fjalë dhe si mund të realizohet ajo për çka bëhet fjalë. Për këtë arsye, unë mendoj se e folura, besimi, jeta vijnë nga diçka që i është falur njerëzimit dhe ka kapur dritat e tij, jo nga diçka e bërë bajat, por nga diçka e përshtatur me dinamikën e rinisë, e cila pyet për të gjitha. Mençuria e besimit lidhet dhe me atë që ne nuk i njohim një varg detajesh që janë të rëndësishme për çdo lloj profesioni, por ne njohim të gjitha detajet që kanë të bëjnë me qëllimin e jetës dhe formimin e ekzistencës së njeriut, dhe të së ardhmes" argumenton Papa Benedikt i XVI në intervistën e dhënë në kuadër të Ditës Botërore ku priten të takohen 1 milionë të rinj nga e gjithë bota.
Për Papën Benedikt "Kisha është e re", ajo nuk është e vjetër. Ajo është e re në kuptimin biologjik, sepse në të marrin pjesë shumë të rinj. Por ajo është e re edhe në kuptimin se besimi i saj vjen nga burimi i freskët i vetë Zotit, prej nga vjen e reja dhe e rinovuara. "Ky nuk është ushqim që ne e kemi që prej dy mijë vitesh dhe që gatuhet herë pas here, por vetë Zoti është burimi i gjithë rinive dhe gjithë jetëve. Dhe nëse besimi është dhunti që vjen prej tij si uji i freskët, që rivjen herë pas here, e me të cilin ne jemi në gjendje të jetojmë dhe ta marrin atë si fuqi në rrugët e botës. Ekziston një Baba i Kishës i cili e ka parë nje herë kishën dhe vërejti mrekullinë që ajo nuk vjetërsohet me kalimin e viteve, por bëhet më e re, sepse ajo përballet gjithnjë me Zotin, pra me burimin, me të qënin i ri, me të renë, me forcën e freskët të jetës".
Në vendet e pasura të veriut të Europës shumë vetë i largohen kishës. Jo vetëm kaq, por edhe shumë të rinj i largohen kishës. Se si mund të ndalet kjo, Papa Benedikt thotë:
"Ne të gjithë përpiqemi të sjellim tek të rinjtë ungjillin, sepse ky është mësazhi të cilin presim ne. Eshtë e qartë se në shoqërinë tonë moderne perëndimore ka shumë gurë të tjerë peshe, që na largojnë nga krishtërimi. Besimi dhe Zoti duket se janë shumë larg njeri tjetrit, jeta vetë është e mbushur me mundësira dhe detyra. Njeriu kërkon fillimisht që të jetojë sa më shumë të jetë e mundur. Unë mendoj për "djalin plangprishës" i cili po ashtu mendonte se në shtëpinë e prindërve ishte mërzi, se ai donte ta shfrytëzonte jetën në maksimum, të udhëtonte dhe të shijonte, deri sa në fund e kuptoi se ishte krejt bosh dhe u kujtua se kur kish qenë në shtëpinë e prindërve kish qenë krejt i lirë dhe i mbushur. Tani unë mendoj se po ashtu mes të rinjve po përhapet edhe ndjenja se gjithë qejfet që na ofrohen, gjithë liria, gjithshka që bën dhe mund të bësh, blerja dhe shitja, nuk mund të jenë gjithshka, por ajo për çka bëhet fjalë është më e madhe. Për këtë arsye - unë mendoj, se ekziston edhe një pyetje tjetër më e madhe që është se çfarë është e vërteta. Gjërat që ne mund t`i blejmë dhe mund t`i shesim nuk janë përgjigja. Po ashtu ekziston si të thuash edhe tregu i feve, i cili ofron fenë njësoj si mallin, duke e degraduar atë. Sidoqoftë feja është dëshmia se pyetja ekziston. Të njohësh vërtet këtë pyetje dhe të mos e anashkalosh atë, të mos e trajtosh krishtërimin si diçka të përfunduar dhe të trajtuar mjaft, por ta trajtosh si diçka që duhet njohur - sepse prej vetë Zotit vijnë mundësitë e reja, që sjellin gjithnjë dimensione të reja- Zoti thotë: Zoti do ju fusë në gjëra që nuk mund t`jua thotë tani. Krishtërimi është i mbushur me dimensione të pazbuluara dhe tregohet i freskët dhe i ri nëse pytjen e tij e shtron gjithnjë nga e para- si të thuash takimin e pyetjes e cila ndodhet në të me përgjigjen që ne e jetojmë, dhe si të thuash e ndjejmë gjithnjë nga e para nëpërmjet pyetjes- ky duhet të jetë rezultati i takimit midis mesazhit dhe të rinjve".