Papa emëron 23 kardinalë të rinj
18 Tetor 2007Reklamë
Papa Benedikti i XVI ka emëruar 23 kardinalë të rinj ndër ta edhe arqipeshkvin gjerman Paul Josef Cordes. Cordes punon prej 27 vjetësh në Romë dhe është shef i Këshillit të Papës "Cor' unum" i cili në Vatikan ka rolin e një ministrie të ndihmës për zhvillim. Ndër kardinalët e rinj bëjnë pjesë ndër të tjera edhe ish nunci në Republikën Federale Gjermane Giovanni Lajolo, si dhe arqipeshkvët e Barcelonës, Bombeit, Dakarit, Nairobit, Parisit dhe San Paolos.