Papa Benedikti i XVI viziton Austrinë
7 Shtator 2007Reklamë
Papa Benedikti i XVI do të pritet për një vizitë treditore në Austri. Stacioni i parë është sot në Vjenë, ku Benedikti do të përkujtojë viktimat hebreje të Holokaustit. Po ashtu në program qëndron edhe një takim me presidentin austriak, Heinz Fischer. Në të vërtetë udhëtimi i Papës bëhet me rastin e festimeve të 850 vjetorit të faltores Mariazell në landin Steiermark. Papa do të shkojë të shtunën në këtë vend për të bërë pelegrinazh. Para udhëtimit Bendikti kishte thënë se qëllimi e vizitës së tij ishte që të forcojë besimin tel njerëzit. Një tjetër pikë e rëndësishme gjatë qëndrimit në Austri është edhe mesha e së djelës në mëngjes në Vjenë, në Katedralen e Shën Stefanit.