Papa Benedikti i XVI celebron meshën e tij të parë të Pashkëve
16 Prill 2006Kjo ishte një ditë e veçantë për ish-kardinalin gjerman Jozef Ratcinger. Këto janë Pashkët e para qysh pas zgjedhjes së tij përpara një viti Papë. Kulmi i festës më të rëndësishme të katoliçizmit ishte shërbesa fetare në sheshin e Shën Pjetrit, ku Papa dha urimet tradicionale "urbi et orbi". Me këtë bekim sipas ritit katolik të gjithë atyre që dëgjojnë ose shohin dhe që janë me vullnet të mirë u falen mëkatet. Për ta përjetuar nga afër këtë eveniment në Romë kanë shkuar mbi një gjysmë milioni turistë dhe pelegrinë.
"Të dashur vëllezër e motra! Natën, që është më e ndriçuar se dita, ne sërish pritëm me tension mesazhin e engjëllit shpalljen e ringjalljes së Jezusit të Naxaretit, të të kryqëzuarit, morrëm mesazhin që iu besua Pjetrit dhe dishepullit. Pjetri e pranoi me mirënjohje këtë mesazh dhe e dëshmon atë me shpresë të re në këtë ditë, që Zoti e ka bërë për ne."
Gjatë natës në sheshin e ndriçuar të Shën Pjetrit në vigjilje të ringjalljes së Krishtit u ndezën pishtarët e Pashkëve që u dërguan në hollin e katredales. Qiriri që deri në atë çast ndirçonte katedralen e Shën Pjetrit simbolizon ringjalljen e Jezu Kirshtit.