Papa Benedikt XVI pret kryeministrin britanik Blair
23 Qershor 2007Reklamë
Shoqëruar nga spekulime për kalimin e tij në katolocizëm kryeministri britanik Tony Blair është pritur në një audiencë private prej papa Benediktit XVI. Tema të bisedës kanë qenë konflikti në Lindjen e Afërme dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian, bëri të ditur Vatikani. Sipas njoftimeve të medias britanike, Blair do të dalë nga kisha anglikane dhe të kalojë në besimin katolik. Kryeministri e lë detyrën të mërkurën e ardhshme.