Pala shqiptare nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj decentralizimit
5 Korrik 2006Ndihmësi i ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohann, ka nisur një vizitë dy ditëshe në Kosovë pak kohë para mbajtjes së takimit shqiptaro-serb për çështjet e trashigimisë kulturore e fetare në Kosovë.
Albert Rohann, vizitoi disa vendbanime me pjestar të komunitetit serb ndërsa, një vizitë realizoi në Manastirin e Deçanit. Manastri i Deçanit përfshihet në bisedimet për
cështjet e trashigimsë kulturore e fetare dhe është nën mbrojtjen e UNESC-os.
Shefi i UNMIK-ut, me një vendim të posaçëm rreth 800 hektar tokë përreth manastirit i ka shpallur zonë të mbrojtur dhe nga pala serbe një gjë e tillë këkrohet të ndërmerret edhe për disa manastire të tjera në Kosovë.
Albert Rohann, qëndroi poashtu në Hoqë të Madhe ku takoi përfaqësuesit e komunitetit serb dhe një vizitë realizoi në komunën e Istogut ku është paraparë të
ketë një komunë të re serbe. Kryetari i komunës së Istogut, Fadil Ferati, thotë se në këtë vendbanimnuk ka hapësirë edhe për një komunë të re serbe.
Ndihmësi i ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin, Albert Rohann, gjatë vizitës që po realizon në Kosovë nga pala kosovare njoftohet se do të kërkojë poashtu qëndrimin e fundit për decentralizimin dhe një gjë të tillë do ta kërkojë të premten edhe nga autoriet serbe të Beogradit. Pala kosovare thotë se, nuk do të levizë nga pozicionet e saja të mehershme,pos që mund të bisedohet për zgjerim të disa zonave kadastrale ku parashihet të jenë komunat e reja serbe.
Sidoqoftë, ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin e Kosovës kanë paraparë që të organizojnë edhe dy takime ndërmjet autoriteteve të Prishtinës
dhe Beogradit, ku do të diskutohet çështja e trashigimisë kulturore dhe një takim të fundit për decentralizimin. Këto takime do t'i paraprijnë një takimi të nivelit të lartë politik Prishtinë Beograd, që parashihet të mbahet në fund të muajit korrik. Me
këtë takim thuhet se do të shënohet edhe fillimi i fazës intensive për zgjidhjen e statsit të Kosovës.
Njëri nga anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës, Hashim Thaqi, beson se bisedimet për përcaktimin e statusit final do të përfundojnë Brenda këtij viti.
Sidoqoftë, akoma nuk është njoftuar data e takimit të nivelit të lartë poltik shqiptaro serb, që do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë mirëpo, thuhet se gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi, ndihmësi indërmjetësit ndërkombëtar Albert Rohann, do të sjellë
ftesat për palët që duhet të zhvillojnë bisedime, presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe Agim Çekun dhe homologët e tyre nga Beogradi, Boris Tadiq dhe Vojisllav Koshtunica.