Përkujtohen viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 ne SHBA
11 Shtator 2007Reklamë
Gjashtë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, SHBA-të sot përkujtojnë gati 3 mijë viktimat nga kjo ngjarje tragjike.
Presidenti Xhorxh Bush (George Bush) dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit do të mbajnë një minutë heshtje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Në Nju Jork, punëtorët e shpëtimit dhe familjarë të viktimave do të lexojnë emrat e 2 750 viktimave të vrarë në Nju Jork.
Njoftohet se hartuesi i sulmeve, udhëheqësi i al-Kaidës, Osama bin Laden, do të publikojë një video-kasetë të re me rastin e këtij përvjetori. Në faqen kompjuterike islamike thuhej se Bin Ladeni do të bëjë të njohur dëshirën e fundit të njërit prej vetëvrasësve më 11 shtator.