Opera alternativë në Berlin
23 Shkurt 2013Të rinjtë e Berlinit zakonisht i gjen duke kërcyer në klubet e qendrës Europiane të muzikës tekno dhe jo në një nga tre teatrot e operas së qytetit. Por tani një projekt i quajtur Kiez Oper, ose opera e lagjes, është duke i dhënë një jetë të re zhanrit historik. Ashtu si të gjithë idetë e mira, Kiez Oper filloi të diskutohej mes miqsh. Shkrimtari, ilustratori dhe regjisori angelz Alex Eccleston (26) dhe Rowan Hellier (29), një këngëtare profesioniste opere nga Skocia, vendosën ta çonin operën tek një lloj tjetër publiku.
Ata kontaktuan një nga klubet më të mëdha të muzikës tekno në Berlin, Zur Wilden Renate, për ta kthyer në skenën e shfaqjeve të tyre. Regjsori britanik Andy Staples, ishte në Londër kur pa njoftimin në Facebook se kërkohej një regjisor dhe u përgjigj menjëherë. Një muaj e gjysmë më vonë, Kiez Oper i shiti të gjitha biletat për shfaqjen e parë. "Dido dhe Aeneas" e Henry Purcell është shfaqja e fundit që është ngjitur në skenën e operas ndryshe. Publiku këndonte njëkohësisht me aktorët në skenë duke krijuar një atmosferë të pazakontë, që nuk mund të ndeshet në teatrot tradicionalë të operas. "Në një nga momentet e shfaqjes mu desh të godisja me shpullë një nga personazhet e tjerë dhe të gjithë bërtitën 'Yeah! Jepi vajzë! Yeah.' Ata ishin bërë njësh me shfaqjen. Ishte fantastike", thotë Hellier duke buzëqeshur.
Opera, jo vetëm për elitat
Biletat për teatrot tradicionalë të operas në përgjithësi janë të shtrenjta dhe publiku duhet të rrijë në qetësi e të duartrokasë vetëm në fund të akteve të shfaqjes. Për këto arsye opera është parë si një art elitar.Por këngëtarja operistike britanike dhe regjsori Andy Staples thonë se tashmë nuk ekziston një gjë e tillë. "Kur u cilësua si një art elitar, publiku i operas u zvogëlua gjithnjë e më shumë dhe drejtuesit e operas filluan të ndryshojnë politikat e tyre të drejtimit për të tërhequr më shumë publik", thotë Staples.
Ndërkohë që disa kompani si 'Berlin Komische Oper' kanë nisur të parat përpjekjen që ta bëjnë operën një art më masiv, Kiez Oper është duke tërhequr një publik tërësisht të ri.
Publik i ri
Pas suskesit me "Dido dhe Aeneas", Kiez Oper është duke u përgatitur për një tjetër sukses. Në dimrin depresiv të Berlinit ideja e një performace për çmendurinë duket logjike. 'Çmenduri' titullohet shfaqja që do të ngjitet në skenë dhe do të përfshijë kompozime operistike që nga Rilindja deri në kohët e sotme, me pjesë nga Gesualdo, Handel, Monteverdi, Vivaldi, Bach dhe Britten.
"Në disa nga operat e Handel duhet të presësh tre orë për fundin e saj. Prandaj ne i kemi ndarë në pjesë të vogla, që gjithsej bëjnë një orë shfaqje", shpejgon Staples. Duke qenë se nuk ka një skenë të mirfilltë, publiku ndonjëherë është ne mes të trupës ndërkombëtare të artistëve. Një gjë e tillë sjell elementin e paparashikueshmërisë në shfaqje, çka është e pamundur në një teatër tradicional opere.
Të luash në fundin e një pishine të boshatisur duket kalustrofobike dhe artistët nuk ndeshin sytë e publikut. Nuk duket apo ndihet se është opera, por ky është qëllimi. Artistët e Kiez Oper punojnë falas. Nuk ka fonde. Por ata e bëjnë nga pasioni dhe besojnë se në të ardhmen ky lloj i operas mund të zhvillohet në Berlin. "Nuk mendoj se një gjë e tillë mund të ndodhë në ndonjë vend tjetër. Nuk mendoj se në asnjë qytet tjetër ekziston një publik mendje hapur si në Berlin", pëfundon Staples.