OKB: Rritet numri i refugjatëve në gjithë botën
19 Qershor 2007Reklamë
Gjenevë: Për herë të parë prej vitesh, numri i refugjatëve është rritur në gjithë botën. Sipas një raporti vjetor të organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë, në fund të vitit të kaluar rreth 9,9 milion njerëz u arratisën nga vendet e tyre, shifër 14 përqind më e lartë se një vit më parë. Kjo rritje e numrit të refugjatëve ka ardhur kryesisht prej situatës në Irak, thuhet në raportin e OKB-së. Në përcaktimin e numrit të të ikurve nga vendet e tyre nuk janë llogaritur rreth 25 milion njerëz të tjerë, të cilët për shkak të konflikteve të brendshmë në vendin e tyre janë larguar nga vendbanimet, por sipas përkufizimit ndërkombëtar nuk llogariten si refugjatë, por si të dëbuar.