Në Kinë kancelarja gjermane prek tema të vështira
27 Gusht 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar nga udhëheqja kineze një qëndrim më të ashpër kundër piraterisë së produkteve dhe një angazhim më të fortë për mbrojtjen e klimës. Në zhvillimin ekonomik të gjitha vendet duhet të respektojnë së bashku rregullat e lojës, tha kancelarja pas takimit me kryeministrin kinez Ven Zhiabao (Wen Jiabao) në Pekin. Mbrojtja e pronës intelektuale është e domosdoshme, pohoi Merkel. Kryeministri Ven premtoi se do të shtojë përpjekjet për mbrojtjen e klimës, por theksoi nevojën e ekonomisë kineze për të marrë veten. Pas njoftimeve për ndërhyrjet e kinezëve në kompjuterëve në zyrat qeveritare gjermane, Ven deklaroi, se do të veprojë me forcë kundër spiunazhit nderkombetar të kompjuterëve.